Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e grupit E, respektivisht në orën 18:00 në Brasilia Zvicër – Ekuador dhe në mbrëmje me orën tonë në Porto Alegre Francë – Honduras në orën 21:00. Favoritet për të kaluar grupin E në letër shikohen Zvicra me Francën, por Ekuadori ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, ndërsa nga Hondurasi nuk priten surpriza, pasi është një ekip modest që mjaftohet me pjesëmarrjen në një eveniment të tillë.
Franca në këtë botëror do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme si Riberi, i icili nuk arriti që të rikuperohet duke humbur pjesëmarrjen. Por trajneri Deshamp ka brenda ekipit shumë yje që mund të zëvendësojnë Riberinë. Vëmendja për ndeshjen e parë, por edhe në vazhdim do të jetë e përqendruar te Benzema, i cili do të jetë pika kryesore e referimit të ‘gjelave’ për të shkuar sa më lart në këtë botëror.
Trajneri Deshamp shprehet optimist se do arrijnë të kalojnë me lehtësi Hondurasin. Ndërsa ndeshja tjetër do të shohë në fushë shqiptarët e Kosovës. Xherdan Shaqiri ka folur për ndeshjen dhe grupin E në prag të sfidës së parë me Ekuadorin.
Ai këmbëgnul se Franca është një skuadër e madhe që do të bëjë të mos ndihet mungesa Riberisë. “Franca mbetet Francë. Sigurisht që Riberi është një lojtar kyç i kësaj skuadre, por ata kanë elementë të tjerë shumë cilësorë që mund ta mbulojnë pozicionin e tij. Franca është një skuadër e madhe përbëhet nga lojtarë të rinj me shumë cilësi dhe luan me të njëjtin stil loje. Ata mund të bëjnë gjëra të pabesueshme. Ne nuk jemi as Franca, as Spanja dhe as Brazili. Duhet të luajmë të bashkuar, që të mund të arrijmë diçka. Ne jemi Zvicra e vogël dhe duhet të luajmë si skuadër”.
Argjentinë – Bosnje në mesnatë
Në mesnatë Argjentina do të zhvillojë ndeshjen e parë në grup përballë ekipit të Bosnjes, që luan për herë të parë në një event të tillë botëror. Trajneri Sabella kërkon përqendrim tek të tijët për të mos nënvlerësuar aspak kërndështarin ballkanas, pasi kanënë grup futbollistë shumë të mirë që luajnë me disa nga ekipet më të mira në botë në Angli, Itali, por edhe në kampionate të tjera.
Vëmendja do të jetë e gjitha te Mesi, Di Maria dhe Aguero, pasi shpresat e argjentinasve janë tek këta tre futbollistë që mund të bëjnë mrekullinë. Ndërsa Bosnja nuk kënaqet vetëm me pjesëmarrjen, pasi sipas Dzeko synon të paktën kalimin e grupit.
/Shqiptarja.com