Stilistja italiane, Rosita Missoni ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.
Raportohet se ajo mbylli sytë përgjithmonë të mërkurën e 1 janarit në shtëpinë e saj në Sumirago, në veri të Italisë.
Së bashku me bashkëshortin e saj, Ottavio, filluan rrugëtimin e tyre të përbashkët në modë në vitin 1953.
Nga një biznes i vogël familjar, shtëpia e Missoni u shndërrua në një nga atelietë më të rëndësishmet në botë, duke e bërë Milanon kryeqytetin e modës të nivelit të lartë italian.
E lindur në vitin 1931 në Golasecca, Rosita u rrit në një familje me një traditë të hershme në artin e krijimit të veshjeve.
Dizajni i saj i parë me material leshi ishte rezultat i këtyre përvojave.