Bota lufton për të siguruar vaksinat antiCOVID, Serbia u jep qytetarëve të drejtën për të zgjedhur kompaninë e preferuar

Bota lufton për të siguruar vaksinat antiCOVID,  Serbia u jep qytetarëve të drejtën për të zgjedhur kompaninë e preferuar

Në një kohë kur i gjithë globi po përballet me vështirësi të shumta për të siguruar vaksinën antiCOVID , Serbia është i vetmi vend në Evropë ku qytetarët mund të zgjedhin lirshëm se cilën vaksinë duan të marrin.

Rreth një e pesta e popullsisë së vendit 1.4 milion njerëz nga 7 milion - kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe rreth 500,000 kanë marrë dy doza.

Nën vaksinimin masiv të shtetit, autoritetet serbe kanë miratuar katër vaksina: atë të zhvilluar nga Pfizer-BioNTech, Oxford-Astrazeneca, Sinopharm  dhe Sputnik V.

Këto dy të fundit nuk janë miratuar ende për përdorim në Bashkimin Evropian, ku Serbia aspiron të bëhet pjesë por qeveria ka argumentuar se vaksinat nuk duhet të jenë një çështje gjeopolitike, por një çështje e kujdesit shëndetësor.

Si rezultat, njerëzit mund të zgjedhin cilindo nga katër vaksinat. Ata gjithashtu mund të deklarojnë se nuk kanë asnjë preferencë, me shpresën për t'u vaksinuar më shpejt.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare