Bota ‘mbyllet’ prej infeksionit nga koronavirusi, frikë e madhe për Afrikën (FOTO)

Bota ‘mbyllet’ prej infeksionit nga koronavirusi, frikë e madhe për Afrikën (FOTO)

Pas ngrirjes së të gjitha fluturimeve drejt dhe nga Kina të vendosura nga Italia, vendet e tjera po marrin gjithashtu të njëjtat masa. Bota po mbyllet nga kërcënimi e një epidemie të mundshme, me dëme serioze në turizëm dhe tregti.

Singapori, Shtetet e Bashkuara dhe Australia ishin të parat vende që iu mohuan vizitorëve nga Kina të hynin në territoret e vendeve respektive.

Britania, edhe pse është duke festuar Brexit, ka njoftuar tërheqjen e disa prej punonjësve të saj nga ambasada dhe konsullatat në Kinë.

Qeveria e Paraguait ka pezulluar gjithashtu hyrjen e atyre që vijnë nga Kina.

Tajlanda ka vendosur të evakuojë të gjithë qytetarët që ndodhen aktualisht në Kinë kurse Bangladeshi ka riatdhesuar tashmë 316 bashkatdhetarë nga qyteti i Wuhan.

Irani, pavarësisht se nuk ka regjistruar raste të infektimit, ka vendosur si masë paraprake pezullimin e fluturimet me Kinën. Vietnami, Uzbekistani dhe Katari gjithashtu kanë pezulluar fluturimet.

Në Filipine, tre linja ajrore anuluan fluturimet për në Kinë. Në Kurdistan, aeroporti ndërkombëtar i Erbilit ka mohuar hyrjen e tre shtetasve kinezë që erdhën nga Dubai.

Rusia ka dërguar pesë aeroplanë ushtarakë për të evakuuar qytetarët rusë që janë në Wuhan.

Mjekët në Hong Kong protestojnë

Mijëra mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë që punojnë në spitalet e Hong Kong-ut nisën sot një grevë duke kërkuar mbylljen e kufirit me Kinën kontinentale për të shmangur përhapjen e infeksionit nga koronavirusi.

Frikë e madhe për Afrikën

Deri më tani, i vetmi kontinent që nuk ka regjistruar ndonjë infeksion koronavirusi është Afrika. Dhe kjo pavarësisht lidhjeve të thella tregtare të kontinentit të madh me Kinën dhe sistemeve shëndetësore shpesh të pasigurta të vendeve afrikane. Por frika mbetet. Dy ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pranoi se "shqetësimi më i madh" i organizatës është se "virusi mund të arrijë në vendet me sisteme më të dobëta shëndetësore. Disa shtete afrikane kohët e fundit vuajtën nga epidemitë katastrofike virale si Ebola që u përhapën në Liberi, Sierra Leone dhe Guinea midis viteve 2014 dhe 2016, duke vrarë rreth 11.300 njerëz.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ 259 numri i viktimave, të infektuarit rreth 12 mijë! Ilaçet drejt fundit! Kina 'me sytë' nga BE


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë