Epidemia e shkaktuar nga koronavirusi i ardhur nga Kina nuk ndalet. Vetëm dje janë shënuar 46 vdekje të reja. Numri i personave të infektuar është rritur në 11.943, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 259. Sipas autoriteteve shëndetësore të provincës Hubei, vetëm në 24 orët e fundit ka patur 1.347 raste të reja të infektuar nga koronavirusi, 18,000 raste janë ende të dyshuara dhe 118,000 njerëz po mbahen nën vëzhgim.
Qytetet kineze që janë shtëpi për miliona njerëz, janë kthyer në qytete fantazmë, me njerëz që qëndrojnë në shtëpi nga frika e infektimit nga virusi.
Shumica e bizneseve dhe zyrave janë mbyllur. Mjetet e transportin publik kanë pezulluar lëvizjet kurse automjeteve private iu është ndaluar qarkullimi, me përjashtim të rasteve emergjente.
Dje në Rusi u konfirmuan dy rastet e para të prekur me virusin kinez, Suedia konfirmoi rastin e parë, një 26 vjeçare që kishte pak ditë që ishte krhyer nga epiqëndra ku shpërtheu epidemia, Ministria e Shëndetësisë e Bavarisë njoftoi se mes gjashtë rasteve të konfirmuara të infektuar nga koronavirusi që shpërtheu në Wuhan, është edhe një djalë i vogël ndërsa Britania e Madhe njoftoi infektimin nga virusi të dy personave.
Singapori dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan se qytetarët e tyre të cilët kanë vizituar Kinën në 14 ditët e fundit nuk do të mund të hyjnë në vendet e tyre.
Ndërsa shqetësimi për përhapjen e koronavirusit po rritet, disa vende të Ballkanit kanë rritur masat e sigurisë shëndetësore në aeroportet dhe vendkalimet kufitare, pasi ekziston shqetësimi për një shpërthim të mundshëm infeksionit në rajon.
Serbia ka forcuar kontrollet në vendkalimet kufitare dhe të gjithë udhëtarët nga zonat e infektuara janë të detyruara të raportojnë tek shërbimet epidemiologjike brenda 24 orëve pasi të hyjnë në vend. Ministria e Jashtme në Kroaci ka nxjerrë një rekomandim për qytetarët që të "shtyjnë udhëtimet e tyre në provincat e Hubei dhe qytetin e Wuhan. Në Rumani, Ministria e Shëndetësisë po operon në aeroporte me kamera skanimi termik të afta për të zbuluar pasagjerë të sëmurë. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka vendosur kamera skanimi termik në aeroportin e saj kryesor ndërkombëtar në Shkup. Autoritetet kanë frikë se infeksioni mund të përhapet nga fluturimet që vijnë nga Dubai dhe Stambolli.
Ndërsa përhapet frika dhe paniku në Europë, shumë njerëz me origjinë aziatike që jetojnë jashtë vendit të tyre thonë se po trajtohen si patogjenë të gjallë.
Gazeta britanike 'The Guardian' shkruan se në mjetet e transportit publik, vendasit i shmangen kujtdo që dallohet se është nga Azia. Në Kanada, ka pasur raportime se fëmijët kinezë janë ngacmuar ose veçuar në shkollë. Në Francë, një gazetë botoi një shkrim në faqen e saj të parë të titulluar ‘Alarm i Verdhë’. Titulli tërhoqën zemërimin e lexuesve azitatikë të cilët akuzuan gazetën se kishin përdorur gjuhë fyese.
Forma të ksenofobisë po shfaqen edhe nga stereotipe të çuditshme dhe sensacioniste për ushqimin kinez.
Koronavirusi i ri deri tani besohet se ka ardhur nga një treg i prodhimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan, dhe shkencëtarët kanë thënë se me shumë mundësi, virusi ka qënë bartës te lakuriqët dhe gjarpërinjtë dhe më pas ka kaluar te njëriu. Kjo ka nxitur një valë të pangopur racore ndaj ushqimit kinez nga shumë njerëz që akuzojnë kinezët janë ata që përmes mënyrës së tyre të të ushqyerit kanë shkaktuar një pandemi të mundshme globale. Kreu i Shëndetit Publik të Torontos, në Kanada tha se dezinformatat rreth virusit kanë krijuar "një stigmë të panevojshme kundër anëtarëve të komunitetit kinez në Kanada".
Situata ka nisur të bëhet edhe më dramatike në Kinë për shkak të Koronavirus.
Ilaçet janë drejt përfundimit dhe për këtë arsye, siç raporton "Daily Mail", presidenti i Këshillit të Kinës, Li Keqiang në një komunikim me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, i ka kërkuar ndihmë për sigurimin e ilaçeve pasi këto të fundit po mbarohen.
Për këtë ka marrë mbështetjen e kreut të KE-së, e cila ka deklaruar se do të koordinojë shtete anëtare e BE-së për të lehtësuar blerjen e furnizimeve mjekësore.
Autoritetet kineze kanë kërkuar që të shtyhen martesat dhe të zvogëlohet numri i njerëzve në ceremonitë e varrimit me arsyetimin për të kufizuar përhapjen e koronavirusit në vend, por njerëzit thonë se kjo masë vjen nga frika e Pekinit zyrtar prej zemërimit të shkaktuar të qytetarëve për fshehjen që iu bë situatës fillestare kur u shfaqën rastet e para të të prekurve nga virusi i ri.
2 shkurti i këtij viti konsiderohet si një datë me fat për martesat si dhe për radhën e numrave "02022020".
Por Pekini ka kërkuar që ceremonitë e varrimit dhe dasmave të zhvillohen shpejt dhe thjeshtë të shmangur tubimet e njerëzve.
Kufizimet në lëvizjen e banorëve
Kufizime të reja në Huanggang, një qytet afër Wuhan, epiqendra e megalopolit të epidemisë së re të koronavirusit.
Qyteti ka vendosur kufizime të reja në lëvizjen e banorëve të saj.
Familjet në Huanggang do të duhet të caktojnë një anëtar të familjes i cili mund të dalë vetëm, çdo dy ditë, për të bërë blerje për nevoja të përditshme.
Pas ngrirjes së të gjitha fluturimeve drejt dhe nga Kina të vendosura nga Italia, vendet e tjera po marrin gjithashtu të njëjtat masa. Bota po mbyllet nga kërcënimi e një epidemie të mundshme, me dëme serioze në turizëm dhe tregti.
Singapori, Shtetet e Bashkuara dhe Australia ishin të parat vende që iu mohuan vizitorëve nga Kina të hynin në territoret e vendeve respektive.
Britania, edhe pse është duke festuar Brexit, ka njoftuar tërheqjen e disa prej punonjësve të saj nga ambasada dhe konsullatat në Kinë.
Qeveria e Paraguait ka pezulluar gjithashtu hyrjen e atyre që vijnë nga Kina.
Tajlanda ka vendosur të evakuojë të gjithë qytetarët që ndodhen aktualisht në Kinë kurse Bangladeshi ka riatdhesuar tashmë 316 bashkatdhetarë nga qyteti i Wuhan.
Irani, pavarësisht se nuk ka regjistruar raste të infektimit, ka vendosur si masë paraprake pezullimin e fluturimet me Kinën. Vietnami, Uzbekistani dhe Katari gjithashtu kanë pezulluar fluturimet.
Në Filipine, tre linja ajrore anuluan fluturimet për në Kinë. Në Kurdistan, aeroporti ndërkombëtar i Erbilit ka mohuar hyrjen e tre shtetasve kinezë që erdhën nga Dubai.
Rusia ka dërguar pesë aeroplanë ushtarakë për të evakuuar qytetarët rusë që janë në Wuhan.
Mjekët në Hong Kong protestojnë
Mijëra mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë që punojnë në spitalet e Hong Kong-ut nisën sot një grevë duke kërkuar mbylljen e kufirit me Kinën kontinentale për të shmangur përhapjen e infeksionit nga koronavirusi.
Frikë e madhe për Afrikën
Deri më tani, i vetmi kontinent që nuk ka regjistruar ndonjë infeksion koronavirusi është Afrika. Dhe kjo pavarësisht lidhjeve të thella tregtare të kontinentit të madh me Kinën dhe sistemeve shëndetësore shpesh të pasigurta të vendeve afrikane. Por frika mbetet. Dy ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, pranoi se "shqetësimi më i madh" i organizatës është se "virusi mund të arrijë në vendet me sisteme më të dobëta shëndetësore. Disa shtete afrikane kohët e fundit vuajtën nga epidemitë katastrofike virale si Ebola që u përhapën në Liberi, Sierra Leone dhe Guinea midis viteve 2014 dhe 2016, duke vrarë rreth 11.300 njerëz.
Molekulat e derivuara nga sheqeri mund të vrasin koronavirusin.
Sudiuesit zviceran dhe britanikë duket se kanë modifikuar molekulat e sheqerit në mënyrë që ato të jenë të afta qe përmes kontaktit të thjeshtë të shkatërrojnë virusin e ri kinez por edhe për një gamë të gjerë virusesh.
Shumica dërrmuese e trajtimeve antivirale ekzistuese në të vërtetë nuk vrasin virusin, por ngadalësojnë rritjen e tyre ose ulin aftësinë e tyre për të infektuar qelizat.
Ndërsa kjo mund të jetë një metodë efektive për të shmangur sëmundjet, viruset evoluojnë me shpejtësi, kështu që mbrojtjet e reja kundër këtyre viruseve shpesh po ndryshojnë.
Që tani, studiues nga Universiteti i Mançesterit dhe Universiteti i Gjenevës kanë arritur të krijojnë një ilaç të ri premtues ‘Virucidal’.
Ekipi filloi të punojë me molekulat e quajtura ciklodekstrina, të cilat janë derivate natyrale të glukozës. Ata i projektuan këto molekula për të tërhequr viruse, këto të fundit ngjiten në sipërfaqen e molekulës por ndërkohë nis edhe coptimi i membranat të jashtme të viruseve, duke i shkatërruar ato në mënyrë efektive.
Studiuesit deri tani, me Virucidal, kanë trajtuar disa lloje virusesh, duke përfshirë herpes, HIV, hepatitin C, Zika dhe virusin sinkytial të frymëmarrjes, dhe kanë arritur rezultate të shkëlqyera.
Ata ndërkohë po punojnë që të ndryshojnë modifikimet e molekulave të glukozës, me shpresën se shpejt do të arrijnë të krijojnë një medikament i cili do të vrasë edhe koronavirusin e ri vrastar të Kinës.
"Pekini zyrtar ka përgjegjësi serioze për vonesat në raportimin e epidemisë. Janë kërcēnuar mjekët dhe të vërtetat e fshehura kanë ndikuar në përhapjen e koronavirusit në botë".
Me këto fjalë, Antonio Tajani, Presidenti i Komisionit të Çështjeve Kushtetuese në Parlamentit Europian, ka shigjetuar regjimin kinez.
"Në ditët e fundit - shkruan Tajani në Twitter, Virusi kinez është pērhapur në vendet e BE. Raste të infektuarish janë regjistruar përhapja e Coronavirus ka arritur në Itali, Francë, Gjermani, Finlandë, Britani dhe Suedi. Në të gjithë BE, alarmi shëndetësor është në nivelin më të lartë. Ka përgjegjësi shumë serioze të qeverisë kineze në trajtimin e çështjes. Që në fund të dhjetorit, mjekët e Universitetit Wuhan konstatuan raste të Coronavirusit por autoritetet kineze kanë ndaluar mjekët që të bëjnë publike urgjencën, me kërcënime të sanksioneve ligjore. Kjo shkaktoi një vonesë serioze në zbatimin e terapive mjekësore, në informimin dhe parandalimin, duke nxitur përhapjen e virusit".
Tajani pyet gjithashth se "çfarë hapash synon të ndërmarrë Kina për të pasur akses në dokumentat që lidhen me rastet e koronavirusit dhe çfarë masash synon të ndërmarrë Pekini për të parandaluar mungesën e informacionit dhe transparencës, të cilat mund të rrezikojnë më tej shëndetin e qytetarëve europianë ".
Li Wenliang nuk kishte plotësisht të drejtë kur tha se sëmundja misterioze që ishte përhapur në Wuhan në fillim të janarit ishte Sars. Por mjeku as nuk ishte plotësisht gabim sepse virusi i ri nuk ishte thjesht kalimtar siç u kishin thënë autoritetet lokale qytetarëve.
Tani Li Wenliang, së bashku me shtatë kolegët që kishin paralajmëruar miqtë dhe të njohurit, "mbroni familjet tuaja", është bërë një simbol.
Pasi kishin postuar mesazhet e tyre të alarmit, Li dhe shtatë kolegët e tij u thirrën nga policia lokale për të "pirë çaj" dhe u qortuan ashpër për "mashtrimet" që po përhapnin në lidhje me virusin. Sot, një muaj më vonë, autoritetet e Wuhan kanë pranuar se informacioni i shpërndarë mbi epideminë nuk ka qenë maahtrim dhe Gjykata Supreme zyrtarisht shpalli të pafajshëm Li dhe kolegët e tij.
Okulisti Li jo vetëm u rehabilitua, por diçka më shumë. Në sytë e shumë qytetarëve kinezë, të cilët po shfaqen këto ditë të zemëruar me qeverinë qëndrore, ai është bërë një lloj heroi tragjik. Njeriu që përpiqet tju tregojë të gjithëve të vërtetën, të vërtetën që regjimi, sipas këndvështrimit të njerëzve, nuk e sheh, injoron apo fsheh.
Epidemia e Sars e vitit 2003 gjithashtu kishte një Kasandër të ngjashme, emri i tij është Jiang Yanyong. Doktori, një anëtar i Partisë Komuniste, denoncoi përmes një letre se si qeveria kineze me qëllim po zvogëlonte alarmin e infeksionit.
Kur letra e tij përfundoi në duart e mediave të huaja, historia u përhap, duke shkaktuar dorëheqjen e kryebashkiakut të Pekinit dhe duke detyruar Kinën zyrtare të jepte njoftimet e para të vërteta për seriozitetin e emergjencës. Nëse koronavirusi i ri kinez nuk u shndërrua në një pandemi, ne i detyrohemi edhe atij.
Falë hashtagut #JeNeSuisPasUnVirus, është përhapur shumë shpejt në rrjetet sociale një fushatë e vërtetë kundër racizmit ndaj aziatikëve të cilët ditët e fundit janë në qendër të sulmeve për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri kinez
"Unë jam kinez, por nuk jam virus!!
“Unë e di se të gjithë kanë frikë nga virusi, por ne nuk iu shkaktojmë asnjë dëm”
Me këto fjalë, të shkruara në frëngjisht në Twitter dhe të ndjekura nga hashtagu #JeNeSuisPasUnVirus, ka nisur një fushatë e vërtetë sociale.
Iniciatori i fushatës është një i ri kinez, i cili e shoqëroi postimin e tij me një foto që e portretizon pas fjalisë “Unë nuk jam një virus”, dhe që intrigoi përdoruesit e platformës, të cilët rishikuan postimin e tij mbi 37 mijë here brenda pak orëve.
Synimi, me hashtagun që mori spunton e tij nga "Je suis Charlie" i nisur në vitin 2015 pas sulmit terrorist në Paris, është t’i jap fund episodeve të racizmit dhe intolerancës me të cilat kinezët po përballen dhe janë bërë viktima të këtyre ditëve.
Në klimën e rritjes së frikës nga koronavirusi i ri kinez, Pekini zyrtar po përpiqet të qetësojë botën duke nxjerrë shifra të numrit të atyre që janë shëruar nga pneumonia e re.
Të dhënat e fundit të publikuara nga autoritetet kineze tregojnë rekordin e pacientëve të rikuperuar nga koronavirusi i pneumonisë Wuhan: në një ditë të vetme janë shëruar plotësisht 72 pacientë të infektuar ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë lënë spitalet është 243 persona.
Megjithatë epidemia e shkaktuar nga koronavirusi i ardhur nga Kina nuk ndalet. Vetëm dje janë shënuar 46 vdekje të reja. Numri i personave të infektuar është rritur në 11.943, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 259. Sipas autoriteteve shëndetësore të provincës Hubei, vetëm në 24 orët e fundit ka patur 1.347 raste të reja të infektuar nga koronavirusi, 18,000 raste janë ende të dyshuara dhe 118,000 njerëz po mbahen nën vëzhgim.
Kryeministri kinez, Li Keqiang, i ka kërkuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, të lehtësojë Kinën në blerjen e materialeve shëndetësore përmes kanaleve tregtare, pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit.
Kina, tha Li, "është e gatshme të rrisë shkëmbimin e informacionit, komunikimit dhe bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Europian".
Von der Leyen shprehu gatishmërinë e BE-së për të ofruar ndihmë për Kinën dhe për të koordinuar shtetet anëtare për të lehtësuar furnizimin e Kinës me materiale shëndetësore.
Merrni masa vet mos prisni nga shteti jon mos prisni nga E.R sepse asgje zdo bej vejini maskat mos prisni te na ruajn kta ta ruajm ne veten .
PërgjigjuVallai jam shume racist dhe sdua te jem aspak politikisht korrekt, nuk i dua ti shoh me sy as kinezet e as semundjet e tyre te shpifura
PërgjigjuPo shqipria ca po ben ca masash Apo ata te shikojn kush vend i ka fluturimet hapur dhe o burra ne shqiperi. E gjoth bota e ka kalu ne plan te par shqipria meret me termetet .
Përgjigju