Bota nën këmbët e Realit, Dortmundi
në fund,Barça e City fitojnë,Roma 'X'

Bota nën këmbët e Realit, Dortmundi<br />në fund,Barça e City fitojnë,Roma 'X'
Reali i Madridit prek qiellin. Spanjollët shpallen kampion bote në Marok duke mundur në finale San Lorenzon 2-0 me golat e Ramos dhe Benzemasë. Ky është trofeu i katërt i Realit për 2014, ndërsa numri i fitoreve arrin në 22.

Lojtari më i mirë u shpall Ramos, ndërsa Ronaldo u mjaftua me vendin e dytë në podium. Kapiteni legjendar Casillas arriti shifrën e 700 ndeshjeve me Madridin. Trofeu i 18 në arenën ndërkombëtare, barazohet me Milanin.
 
Seria A, Roma dhe Milani ndajnë pikët
Milani dhe Roma kanë ndarë nga një pikë në krye ndeshjen e javës në kampionatin italian të futbollit. Sfida në ‘Olimpico’ dhuroi emocione, kartona të kuq, spektakël, por goli mungoi, pavarësisht rasteve pa fund.

E ndërsa pjesa e parë ishte e barabartë mes dy ekipeve, e dyta foli për Romën që tentoi pa fund për të shënuar, teksa Milani mbeti me një lojtar më pak, pas daljes me të kuqe të Armeros.
 
 
Manchester United barazim, shënon Falcao
Manchester City fiton ndaj Cristal Palase duke barazuar ekipin e Chelesa me pikë të barabarta, por me një ndeshje më shumë, pasi blutë e Londrës do të zhvillojë sfidën e javës së 17 ditën e hënë ndaj Stoke.

Të besuarit e Pellegrinit e merituan fitoren ndaj Palase duke shënuar 3 gola. Manchester United barazoi me Aston Villa në transfertë 1-1, ku vlen që të theksohet se golin e vetëm për ekipin e Van Gal e shënoi kolumbiani Falaco.

Megjithatë sulmuesi ende nuk e ka justifikuar besimin dhe shumën e paguar për kalimin e tij nga Monaco në drejtim të Anglisë, pasi pritet akoma më shumë në vijim.
 

La Liga, Barcelona “manita” Cordobas
Cordoba është “viktima” e radhës e Barcelonës që pëson plot 5 gola në një sfidë që realizoi parashikimet. Dy herë Mesi, Pique, Pedro dhe Suarez janë autorët e golave për ekipin katalanas që rikthehet të bindë pas kritikave edhe pse përballë një ekipi modest.

Megjithatë kampion dimri është Reali që mban vendin e parë me 39 pikë, 1 më shumë se Barcelona dhe me 1 ndeshje më pak, pasi është i angazhuar në Botërorin e Klubeve që po zhvillohet në Marok.

Bundesliga, Dortmundi prek fundin
Përfundimisht ky vit mund të cilësohet i dështuar për ekipin e Dortmundit, pasi u mund edhe nga Bremeni 2-1 duke mbetur në zonën e ftohtë dhe rrezikuar seriozisht rënien nëse nuk do të ndërhyhet në merkato.

Vendi i parafundit në renditje rrezikon edhe trajnerin Klop që mund të shkarkohet, edhe pse vetë tekniku ka deklaruar se nuk do të largohet nga ekipi. E vetmja gjë pozitive e Dortmundit është se pavarësisht rënies në renditje, mbështetja e tifozëve nuk ka munguar.



d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit