Në Itali regjistrohen 11 viktima! Bota në pragun e 14 milionë rasteve Covid… 2 milionë të prekur në Brazil, Barcelona futet në izolim

Në Itali regjistrohen 11 viktima! Bota në pragun e 14 milionë rasteve Covid… 2 milionë të prekur në Brazil, Barcelona futet në izolim

Në të gjithë botën rastet e të prekurve nga infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi janë rritur në më shumë se 13 milionë e 800 mijë

Nga të dhënat e nxjerra prej grafikut të pandemisë Covid, totali i viktimave është rreth 590 mijë.

Gjithashtu që nga fillimi i pandemisë gjithashtu janë shëruar mbi 7.7 milionë pacientë.

SHBA kryesojnë renditjen, përsa i përket rasteve të identifikuar pozitiv me koronavirus dhe vdekjeve prej infeksionit, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:07
Në Itali regjistrohen 11 viktima dhe 237 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 11 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35028 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 237 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 196 483

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 233 raste të reja pozitiv për një total prej 243.967

Aktualisht, rastet aktive në vend numërohen në 12.456, 17 më pak se dje                      

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 3 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 758  vdekje, si edhe 55 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 371 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Gjithashtu në Lombardi pati edhe 140 të shëruar, për një total prej 71 172.

Ora 14:51
Kinë/ Xinjiang, me 3.5 milionë banorë futet në karantinë prej Covid

Kina ka vendosur masa strikte anti-koronavirus në qytetin e Xinjiang-ut ndërsa rajoni po përballet me një “shpërthim” të ri rastesh me Covid-19.

Urumqi, qyteti me më shumë se 3.5 milion banorë, regjistroi pesë raste të reja me koronavirus pasi konfirmoi rastin e parë në 5 muaj ditën e djeshme.

Frika e një krize të re të Covid bëri që qeveria locale të mbyllë linjën e metrosë të qytetit dhe shërbimet e autobusëve në aeroport. Ndërkohë sot janë anuluar edhe 200 fluturime në aeroportin ndërkombëtar të qytetit.

Në Urumqi, të gjithë personat që duan të udhëtojnë jashtë qytetit apo dhe ata që duna të hyjnë, duhet të paraqesin një rezultat negativ për Covid-19, të kryer në shtatë ditët e kaluara.

Edhe Pekini nga ana tjetër është goditur nga një “shpërthim” Covid rastesh lokale të lidhura me një treg produktesh deti që nga mesi i qershorit, pavarësisht se shumica e vendit duket se e kishte përmbajtur përhapjen e koronavirusit

Xinjiang, një treg shumice rreth 50 km larg nga Sheshi Tienanmen, kishte raportuar gjithsej 76 raste COVID-19 që nga janari.

Ora 14:48
Boris Johnson: Rikthimi në normalitet i mundur në muajin nëntor

Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar do mund të kthehet në normalitet vetëm në mes të muajit nëntor.

Duke folur në një konferencë për media në kryeqytetin Londër, Johnson shprehu besimin se familjet britanike do të jenë në gjendje të mblidhen rreth pemës së Krishtlindjeve, në dhjetor por theksoi se “sekreti i vërtetë” i fitores së luftës ndaj Covid është , siç tha ai, “veprimi kolektiv i popullit britanik”.

Kryeministri tha gjithashtu se deri në muajin nëntor, periudha tranzitore do të jetë e rëndësishme jo vetëm për familjet, por edhe për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar dhe miliona njerëz që punojnë në sektorë me të ardhura modeste”.

 “Ne shpresojmë për më të mirën, por planifikojmë edhe për më të keqën”, tha ai, për të shtuar se plani mbetet për tu kthyer në normalitet mbetet “i kushtëzuar”.

Ndërkohë autoritetet lokale, duke filluar nga nesër, do të kenë mundësinë të fillojnë bllokimet dhe të marrin masa kufizuese në fushat e tyre të kompetencave, të cilat do t'i lejojnë ata të "veprojnë më shpejt" aty ku është e nevojshme për të ndërhyrë në përhapjen e koronavirusit.

"Ata do të kenë fuqinë të mbyllin vende të veçanta publike dhe të anulojnë ngjarjet", tha Johnson, duke shtuar megjithatë që ndërhyrje të tilla mund të mos jenë të mjaftueshme dhe për këtë arsye mjetet e mëtutjeshme të qeverisë qendrore për të vepruar në vend do të shpallen javën e ardhshme.

Britania e Madhe është aktualisht ndër më të prekurit në botë nga koronavirusi: me mbi 294,000 të infektuar dhe mbi 45,000 viktima.

Mbretëria e Bashkuar është e treta në botë për nga numri i viktimave, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Vetë Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe pas disa ditësh mjekimi intensiv është shëruar.

Ora 13:35
Spanjë/ Rriten rastet e reja Covid, Barcelona futet në izolim: Qëndroni në shtëpi

Autoritetet spanjolle në Katalonjë kanë rikther disa prej masave të kufizimit dhe bllokimit pas rritjes së shifrave të rasteve të reja me infeksionin e shkaktuar nga koronavirusi.

Masat kufizuese gjithashtu janë rivendosur edhe në Barcelonë, ku i është kërkuar banorëve të qytetit të qëndrojnë në shtëpi, të shmnagin tubimet, daljet gjatë natës dhe aktivitetet kulturore. Ndër të tjera, janë ndaluar tubimet e më shumë se 10 personave.

Zyrtarë spanjollë dhe të huaj, me maska të zeza në fytyrë, nderuan dje viktimat e pandemisë së koronavirusit dhe punëtorët shëndetësorë. Ceremonia e së enjtes në Madrid u udhëhoq nga Mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia.

Spanja është një ndër vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi, me më shumë se 257 000 raste infeksioni dhe 28 400 viktima

Ora 09:06
Brazili tejkalon 2 milionë raste të infeksionit Covid-19

Brazili ka regjistruar më shumë se dy milionë raste të konfirmuara me Covid.

Më parë u deshën më pak se 30 ditë që vendi të regjstronte një milion të identifikuar pozitiv nga koronavirusi dhe tani ka pak shenja që ritmi i rritjes do të ngadalësohet.

Brazili, i cili është shtëpia e rreth 210 milion njerëzve, është vendi i dytë i prekur më rëndë nga Covid dhe në grafikun e pandemisë renditet i dyti pas SHBA-së.

Ndërkohë presidenti i vendit, i cili shpesh me veprime kontraverse ndaj këshillave të autoriteteve shëndetësore futi vendin në anarshi në lidhje me respektimin e masave të tilla si distanca fizike dhe maskat, tani ndodhet ende në izolim pasi u testua me koronavirus. 

Deri tani në Brazil kanë humbur jetën nga imfeksioni më shumë se 74 mijë njerëz ndërsa besohet se shifra e vërtetë e viktimave është shumë më e lartë se zyrtarja e raportuar.

Ora 09:02
Covid/SHBA, më shumë se 25 shtete bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës

Gjithnjë e më shumë shtete amerikane po bëjnë të detyrueshme mbajtjen e maskës.

Më shumë se gjysma e 50 shteteve amerikane tani kanë lëshuar urdhra detyrimk për mbajtjen e maskave, pasi shpërthimet e Covid po vazhdojnë në të gjithë vendin.

E fundit që nxorri një urdhëresë të tillë ishte Luiziana, ku tani është e detyrueshme maska në ambiente të mbyllura.

Më parë, edhe Kolorado urdhëroi mbajtjen e maskave në vendet publike për të gjithë, duke filluar nga dhjetë vjeçarët.

Presidenti Donald Trump javën e kaluar doli në publik për herë të parë me maskë teksa më herët kishte deklaruar se nuk do mbante një të tillë.

SHBA ka raportuar më shumë se 74.500 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit,  - rritja më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë në vend.

Kjo e sjell numrin e përgjithshëm të infeksioneve në më shumë se 3.570,000.

Rastet e Covid-19 tani janë në rritje në 30 shtete të SHBA-së.

Gati 1.000 njerëz kanë vdekur në 24 orët e kaluara, për një total prej më shumë se 138 mijë viktimash shkaktuar nga pandemia.

Ora 08:59
Covid/ India kalon pragun e 1 milion të prekurve nga infeksioni i koronavirusit

Në Indi, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se me më shumë se 34,000 infeksione të reja në 24 orët e fundit, India ka shkelur pragun e një milionë të prekurve nga Covid kurse numri i vdekjeve të raportuara deri tani ka kaluar 25,000.

Kur India filloi të mbyllej në muajin mars, rastet ditore të infeksionit ishin rreth 500 por kur filloi të dilte gradualisht nga bllokimi i saj më 8 qershor, rastet e konfirmuara u rriten me shpejtësi në të gjithë shtetet.

Me më shumë se 1.3 miliardë njerëz, situata pandemike gjithmonë ka qenë një shqetësim. Me qytetet e saj me popullsi të dendur, shumica e ekspertëve parashikuan që India të bëhej një pikë e nxehtë emergjence shëndetësore.

Nga rasti i parë, i cili u konfirmua në janar, deri tani, u deshën vetëm gati 170 ditë për të kaluar në më shume se një milion infeksione Covid. Gjatë muajve, ajo parakaloi Kinën, vendet më të goditura në Europë dhe së fundmi Rusinë, për tu konfirmuar në vendin e tretë në grafikun e pandemisë përsa i përket të identifikuarve pozitiv dhe vdekjeve.

Në dy muajt e fundit, sistemi spitalor ndodhet në gjendje kolapsi dhe njëkohësisht janë rritur testimet në popullatë, gjë që mund të shpjegojë edhe rritjen e shifrave të të prekurve.
Por vlen të përmendet se rastet aktive të Indisë janë ende relativisht të ulëta në rreth 340,000. Numri i njerëzve që shërohen nga virusi është optimist - për çdo 100 raste të konfirmuar, 63 janë rikuperuar. Dhe shkalla e vdekshmërisë, me 2.55%, mbetet inkurajuese.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki