Bota njeh Shqipërinë pas fitores
kuqezinjtë në "qiellin e shtatë"

Bota njeh Shqipërinë pas fitores<br />kuqezinjtë në
Fitorja e Shqipërisë përballë Rumanisë në Kampionatin Europian të Francës ka bërë xhiron e Europës dhe Botës, duke ‘pushtuar’ titujt dhe faqet e para të mediave prestigjioze, ndërsa kuqezinjtë kanë marrë edhe falënderimet e UEFA-s.
 
Nga mediat fqinje, në të gjithë Europën dhe në deri në SHBA ka bërë jehonë të madhe fitorja e ekipit kombëtar në Euro 2016.
 
Titujt e mediave botërore kanë lartësuar paraqitjen e Shqipërisë, teksa më i godituri vjen nga Spanja, aty ku gazeta më e madhe sportive ‘Marca’ shkruan se “Bota njeh Shqipërinë” ndërsa spanjollja tjetër ‘AS’ e vendos theksin te shpresa e kuqezinjve për në raundin tjetër.
 
Në Francë prestigjiozja “France Football” shkruan se Shqipëria nuk u dorëzua pas dy humbjeve të para edhe pas lojës së mirë dhe  fitores me Rumaninë e mbanë në garë për kalimin e grupit.
 
Francezja tjetër “L’Equip” i kushton artikullin e madh sulmuesit elbasanas që luan në Zvicër, pasi goli i tij i dha fitoren Shqipërisë. “Shqipëria shpreson pas golit të Sadikut, Rumania eliminohet”.
 
Në ishullin britanik “The Guardian”, “Daily Mail” dhe “The Sun” vlerësojnë maksimalisht njëzëri paraqitjen e Shqipërisë duke i thurur elozhe pa fund.
 
“The Guardian” e hap me titullin “Shqipëria merr fitore historike, tashmë kualifikimin për në fazën e eliminimeve do të varet nga rezultat e ekipeve të tjera”.
 
“Shqipëria çmendet për fitoren e parë në një turne madhor” shkruan BBC. Ndërsa për “The Sun” thekson “Ata bënë historinë”.
 
“Shqipëria në festë! Marrin fitoren e parë në Evropian”, është titulli i “Bild” pas fitores së Shqipërisë në Euro 2016 përballë Rumanisë.
 
Në Itali “La Gazzetta dello Sport”: “Rumani-Shqipëri vendos Sadiku. De Biasi shpreson për një raund të dytë”.
 
Dorëzohen edhe zviceranët, teksa paraqesin me nota maksimale paraqitjen e Shqipërisë dhe golin e Sadikut.
 
“Blick” shkruan se me golin e Sadikut dhe fitoren Shqipëria mban shpresat për të shkuar në fazën tjetër.
 
E ndërsa në të gjithë Europën flitej për suksesin kuqezi, në Rumani shtypi ishte në zi, pasi të gjitha mediat kanë ‘kryqëzuar’ trajnerin dhe kombëtaren për paraqitjen e dobët. 

Gazeta spanjolle 'Marca'


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë