Bota përballë rritjes së infeksioneve me COVID, sot u pezulluan 1500 fluturime

Bota përballë rritjes së infeksioneve me COVID, sot u pezulluan 1500 fluturime

Foto ilustruese

Më shumë se 1.500 fluturime në të gjithë globin u anuluan vetëm sot, duke sjellë dëshpërim dhe kaos për udhëtarët.

BBC raporton se mbi 6 mijë fluturime u anuluan në prag të Krishtlindjeve, ditën e Krishtlindjes dhe një ditë më pas, sipas faqes së internetit të gjurmimit të të dhënave të FlightAware.

Linjat ajrore kineze dhe amerikane janë më të goditurat, ndërsa parashikohet që anulimi i fluturimeve të ndodhë edhe gjatë ditëve në vijim.

Kompanitë e fluturimit fajësojnë mungesat e stafit për shkak të variantit të ri të përhapur me shpejtësi. Ata thonë se anulimet e fluturimeve janë rezultat i testimit pozitiv të ekuipazheve të linjave ajrore që u detyruan të izolohen.

Linja ajrore më e prekur duket të jetë China Eastern me më shumë se 350 fluturime të anuluara të dielën, kurse aeroporti Heathrow në Londër ka anuluar 56 fluturime në orët e fundit.

Ditën e Krishtlindjeve, një ditë më parë kompanitë ajrore anuluan 4.500 fluturime.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars

Rivlerësimi i pronave do nisë pas zgjedhjeve të 2025-ës! Çmimet e reja të referencës së pronës publikohen në mars