Philip Alston, raportues i posaçëm i OKB mbi varfërinë ekstreme dhe të drejtat e njeriut, në një raport që ai do ta paraqesë zyrtarisht në KDNJ në Gjenevë, thuhet se: ndikimet e ngrohjes globale rrezikojnë të komprometojnë jo vetëm të drejtat themelore të jetës, ujit, ushqimit dhe strehimit për qindra miliona njerëz, por edhe demokracinë.


Për Alston, "ndryshimi i klimës kërcënon të zerojë progresin e 50 viteve të fundit, në shëndetësi dhe zvogëlimin e varfërisë.

Ne rrezikojmë një skenar aparteidi për shkak të klimës, në të cilin të pasurit do paguajnë për të shpëtuar nga temperatuart e larta, uria dhe konflikti ndërsa pjesa tjetër e botësdo vazhdojë  të vuaj”- thotë Alston në raportin me 101 faqe, ku thuhet gjithashtu se: bota po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga "aparteidi i klimës", ku të pasurit paguajnë për të shpëtuar nga nxehtësia prej përshkallëzimit të krizës klimatike, ndërsa pjesa tjetër e botës vuan.