Pandemia e Covid po përhapet me shpejtësi në të gjithë planetin.
Në botë numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitiv me Covid është rritur në më shumë se 17 milionë.
Sipas raportimeve të Universitetit John Hopkins, totali i viktimave ka shkuar në mbi 667 mijë.
Shifrat e pacientëve të koronavirusit janë rritur në pikat më të nxehta të globit në Azi, Europë dhe Amerikë, duke shkaktuar rivendosje të kufizimeve, bllokimeve dhe detyrimin për mbajtjen e maskave.
Shtetet e Bashkuara udhëheqin renditjen në grafikun e pandemisë, të shoqëruara nga Brazili, India dhe Rusia
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 3 viktima nga koronavirusi, (dje ishin 6 viktima), për një total prej 35.132 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 386 raste të reja pozitiv, (dje ishin 289 raste) për një total prej 247,158
Në vend sot pati edhe 765 të shëruar për një total prej 199.796 ish pacientë
Në Rajonin e Lombardisë sot u raportua për 88 raste të reja të pozitivitetit Covid, (dje ishin 46), shifër që e rrit në 96 142 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Itali.
Rastet e Covid-19 në Republikën Ceke kanë tejkaluar 16,000 ndërsa vazhdon përhapja e pandemisë.
Vendi i Europës qendrore me 10.7 milionë banorë është përballur gjatë gjithë muajit korrik me rritje të rasteve të reja në disa pika të nxehta, duke përfshirë edhe një rajon minierash në pjesën linore të kryeqytetit Pragë, i cili raportoi në 24 orët e fundit një rekord ditor prej 101 rastesh.
Totali i infeksioneve gjatë ditës së fundit ishte 278 raste në mbarë vendin të Mërkurën, rritja e dytë më e lartë ditore e korrikut. Mesatarja e shtatë ditëve arriti në 216, më e larta që nga 10 Prilli.
Në total, vendi ka 16.093 raste Covid që kur shpërthimi pandemic filloi në mars, me 11,429 pacientë të shëruar dhe deri më tani me 374 vdekje.
Që nga heqja masave bllokuese të imponuar në muajin mars, autoritetet po përpiqën të shmangin rastet e importuara dhe po trajtojnë shpërthimet në vatrat e reja.
Pavarësisht rritjes në rastet ditore, numri i të shtruarve në spital aktualisht është 120, ndërsa në muajin prill numëroheshin mbi 400.
Rusia ka regjistruar në 24 orët e fundit 5509 raste të reja infeksioni Covid, teksa dje u raportuan 5475 pozitivë.
Sipas autoriteteve, gjithashtu në vend u raportuan edhe 129 viktima (dje169 vdekje).
Në Rusi, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara pozitiv nga koronavirusi është rritur në 834 499 kurse totali i viktimave Covid ka shkuar në 13802 që prej fillimit të pandemisë.
Gjithashtu në Rusia ka edhe 621 276 të shëruar
Koronavirusi ka shkaktuar një bilanc të rëndë viktimash dhe të sëmurësh për të gjitha shtetet e Ameriksë së Jugut, por në veçanti në Brazil.
Gjigandi latin ka kapërcyer pragun e 90 mijë vdekjeve.
Në 24 orët e fundit u raportuan 1,595 viktima të pandemisë. Ministria e Shëndetësisë në kryeqytetin Brasilia gjithashtu deklaroi të konfirmuar edhe më shumë se 69 mijë raste të reja pozitiv.
Australi/ Dita më e zezë Covid për shtetin e Victoria
Për Australinë, e kaluara ka qenë dita më e keqe nga fillimi i pandemisë globale, teksa u raportuan 13 vdekje dhe 700 infeksione të reja.
Në të kaluarën pandemia kishte arritur pikun e saj me 518 raste në ditë, por një valë e dytë në shtetin e Victoria ka goditur kryesisht disa shtëpi të moshuarish duke nxitur autoritetet të vendosnin kufizime të reja në Melburn.
Nga e diela në Victoria është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave.
Shkalla e rritjes së viktimave nga infeksioni i koronavirusit në Shtetet e Bashkuara është shqetësuese, teksa vendi ka regjistruar më shumë se 150 700 viktima.
Në 24 orët e fundit në vend pati 1461 viktima, shifra më e lartë që nga 27 maj, kur viktimat ishin 1.484.
Shkalla e rritjes së përhapjes së Covid është më e larta në dy muajt e fundit dhe është rritur ndjeshëm përgjatë njëmbëdhjetë ditëve.
Infeksionet kanë kapur majat në Arizona, Californi, Florida dhe Texas.
Totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në më shumë se 4.4 milionë.
Ndërkaq Dhoma e Kongresit Amerikan ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave, kjo pasi një deputet republikan u identifikua me Covid.