Në Itali regjistrohen 31 viktima dhe 3678 raste të reja! Bota tejkalon 36 milionë të prekur nga Covid

Në Itali regjistrohen 31 viktima dhe 3678 raste të reja! Bota tejkalon 36 milionë të prekur nga Covid

Rastet totale Covid në botë kanë tejkaluar 36 milionë kurse viktimat janë mbi një milion.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë më të prekurat dhe kanë tejkaluar 7.5 milionë infeksione dhe gati 211 mijë vdekje, nga të cilat mbi 33 mijë vetëm në shtetin e New York-ut.

Kufizime të reja në New York

Guvernatori Andrew Cuomo ka urdhëruar mbylljen e aktiviteteve jo-thelbësore dhe ka vendosur kufizime në tubime, madje edhe në vendet e adhurimit dhe në zonat e qytetit që po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, gjithashtu shkollat ​​tashmë janë mbyllur. Në të ashtuquajturat 'zona të kuqe' vetëm aktivitetet thelbësore do të jenë në gjendje të funksionojnë dhe në vendet e adhurimit kapaciteti do të jetë i kufizuar në 25% të totalit për një maksimum prej 10 personash.

India nuk gjen qetësi, regjistron gjithsej 6.75 milionë të prekur

India ka regjistruar 72,049 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e vendit në 6,75 milionë. Të dhënat e lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë llogarisin gjithashtu 986 vdekje në 24 orë, për një numër total prej 104 mijë viktimash Covid.

Brazili gati 5 milionë raste

Brazili ka regjistruar 819 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 147,494, ndërsa numri i infeksioneve është afër 5 milionë raste.

Sipas të dhënave të lëshuara në buletinin më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, me 41,906 infeksione të reja koronavirusi të regjistruara ditën e fundit, shteti i Amerikës së Jugut arrin gjithsej 4,969,141 raste të konfirmuara.

Shifrat konfirmojnë Brazilin, me 210 milion banorë, si vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19, pas Shteteve të Bashkuara dhe i treti me numrin më të lartë të infeksioneve në botë, pas Indisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:03
Çekia e para në Europë/ Ka rritjen më të shpejtë të rasteve Covid

Republika Çeke raportoi sot për një rekord të ri rastesh Covid të regjistruara brenda një dite.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan për 4,457 raste të reja, të regjistruara të martën.

Shifra e tejkalon rekordin e mëparshëm prej 3794 rastesh dhe e çon në 90,022 numrin e përgjithshëm të të infektuarve qysh në muajin mars.

Shifra totale paraqet rritje për katërfish që nga 25 gushti. Në këtë periudhë, shtrimet në spital janë dhjetëfishuar. Numri i përgjithshëm i viktimave është 794.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, rritja e numrit të rasteve në Çeki është më e shpejta në Europë.

Gjatë dy javëve të fundit, Çekia ka raportuar 3268 raste në 100,000 banorë, duke e tejkaluar për herë të parë Spanjën, me 3024 raste në 100,000 banorë.

Qeveria çeke, si të tjerat në Evropë, po përpiqet të frenojë rritjen e infeksioneve, që është më e madhe se në mars dhe në prill.

Nga 5 tetori, ky vend ka rikthyer gjendjen e jashtëzakonshme, duke kufizuar tubimet e njerëzve në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, duke ndaluar pjesëmarrjen e audiencave në ngjarjet sportive, duke mbyllur shkollat e mesme dhe duke kërkuar nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.

Çekia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në mars, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, dhe e ka hequr atë dy muaj më vonë.

Ora 18:04
Bruksel-Kufizime sociale/ Takime me vetëm 3 persona në muaj...Mbyllen baret dhe kafenetë

Brukseli është bërë kryeqyteti i dytë europian "më i kontaminuari" nga koronavirusi pas Madridit.

Njoftimi vjen nga virologu Yves Van Laethem, i institutit shëndetësor belg Sciensano, teksa autoritetetkanë shpallur një shtrëngim të ri të rregullave anti-koronavirus në qytet.

Nga e premtja në kryeqytetin belg do të jetë e mundur të takohesh me vetëm 3 persona në muaj, përveç atyre të familjes. Rregulli nuk përfshin kolegë të punës ose njerëz të cilët, për arsye profesionale, duhet të takohen.

Masa të reja janë vendosur edhe në botën e hotelierisë. Do të jetë e mundur ulja në tryezë me maksimumi 4 persona, gjithmonë duke përjashtuar njerëzit që janë pjesë e së njëjtës familje, një rregull ky që vlen edhe për tubimet jashtë.

Duke filluar nga nesër, megjithatë, baret dhe kafenetë do të jenë të mbyllura për një muaj.

Brukseli regjistroi sot 2088 raste të reja infeksioni dhe 14 viktima. Totali i të prekurve nga Covid është 134 291 kurse numri i viktimave ka shkuar në 10 092

Ora 17:15
Covid në Itali/ Regjistrohen 3678 të infektuar dhe 31 viktima në vetëm një ditë

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 31 viktima nga koronavirusi (dje ishin 28)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 36.061

Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 3678 raste të reja pozitiv (dje ishin 2677), për një total prej 333.940 të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë

Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1204 kurse totali është 235.303

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 5 viktima dhe 520 raste të reja pozitive.

Qeveria italiane bëri sot të detyrueshëm përdorimin e maskave ​mbrojtëse në mjediset e jashtme, si pjesë e masave të reja të kontrollit për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“Kërkesa e re u miratua në një takim të Kabinetit, i cili zgjati, gjithashtu, gjendjen e jashtëzakonshme të lidhur me virusin deri më 31 janar”, tha një zëdhënës i qeverisë.

“Maskat e fytyrës duhet të vendosen në çdo kohë, përveçse kur ndodheni në situata të izoluara, si të qenët vetëm në një park”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë, Sandra Zampa, për televizionin publik RAI.

Nga masa përjashtohen fëmijët nën 6 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara ose me gjendje mjekësore të papajtueshme me maskat e fytyrës.

Rregulli për maskat mbrojtëse pritet të hyjë në fuqi në orët e ardhshme në të gjithë vendin.

Ora 14:59
Covid/ Situatë alarmante në shumë vende të BE-së! Franca dhe Britania e Madhe me mbi 10 mijë raste në 24 orët e fundit

Situata e Covid është alarmante në shumë vende të BE-së, ku Britania e Madhe dhe Franca kanë regjistruar të dyja mbi 10 mijë raste në 24 orët e fundit.

Francë, kujdes intensiv nën presion

Në Francë pati 10.489 infeksione të reja me 66 vdekje. Shqetësim mbetet numri i shtretërve të zënë në kujdesin intensiv nga pacientët me Covid. Në veçanti, në Paris përqindja e pacientëve me Covid në reanimacion tejkaloi 40%.

Rekord në Mbretërinë e Bashkuar: 14,500 pozitive të reja

Situatë po aq shqetësuese është edhe në Britani, e cila po ndeshet me një tjetër goditje përsa i përket rasteve të reja: 14,542 në 24 orët e fundit, me një total prej 530,113 të prekur që prej fillimit të pandemisë dhe 42,369 vdekje Covid.

Belgjika, alarmi i Kryeministrit: Situata e rëndë

Numrat e infeksionit po rriten edhe në Belgjikë ku, sipas Kryeministrit Alexander De Croo, janë rritur gjithashtu edhe shtrimet në spital dhe vdekjet. Në disa spitale situata është kritike. Për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur një bllokim të ri, nga e premtja hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese për grupimet në ambiente të jashtme dhe të brendshme.

Gjermania ka shënuar një rekord të ri për rastet me koronavirus brenda një dite krahasuar me gjysmën e dytë të prillit. Sipas institutit ”Robert Koch” (RKI), në 24 orët e kaluara u regjistruan 2 828 raste.

Në kulmin e pandemisë në fund të marsit dhe në fillim të prillit, Gjermania numëronte më shumë se 6 000 raste të reja në ditë. Vendi ka shënuar një numër rekord të lartë ditor për periudhën pas pikut të prillit. Shifrat e fundit të lëshuara të mërkurën treguan se 16 persona të tjerë vdiqën prej virusit duke e çuar numrin e të vdekurve në 9 562.

”Numri i pacientëve me Covid-19 që i nënshtrohen trajtimit të kujdesit intensiv është rritur në 449”, sipas RKI, ku një javë më parë ishte 352 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agim Cupja: 07/10/2020 15:16

    Amon mer po ne Suedi ca situate eshte?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit