Botërori 2018/ Brazili debuton ndaj Zvicrës së shqiptarëve

Botërori 2018/ Brazili debuton ndaj Zvicrës së shqiptarëve

Brazili, Neymar

Botërori i fundit i Brazilit nisi me një ëndërr dhe përfundoi në makth. Tashmë Brazili 5 herë kampion i Botës është gati për të kthyer faqe dhe është favorite kryesor për t’u shpallur kampion në Rusi.

Amerikano jugorët bëjnë debutimin sonte në mbrëmje duke nisur nga ora 20:00 ndaj Zvicrës së Shqiptarëve në grupin E. Skuadra titullare thuajse është e përcaktuar dhe ka një sulm atomik me Neymar, Gabriel Jesus, Coutinho apo edhe Willian.

Trajneri Tite që i ndryshoi fytyrën Brazilit thotë se ylli i skuadrës Neymar nuk është ende në 100% të formës së tij dhe nënvizon:

Ndiej që kam një përgjegjësi të madhe pas dy viteve punë. Për mua nuk është dramë humbja 7-1 ndaj Gjermanisë katër vite më parë se ndryshe nuk do isha këtu.

Trajneri Tite

Marcelo që do të jetë kapiten në përballjen ndaj Zvicrës komplimenton trajnerin, ndërsa edhe Zvicra është gati ti hapë luftë Selecaos.

Katër janë futbollistët me origjinë shqiptare që do të përballen sonte me Brazilin duke nisur nga Granit Xhaka, Behrami, Shaqiri e Xhemaili.

Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkovic ka respekt për Brazilit dhe thotë se ndaj amerikano jugorëve do të vlente edhe një barazim por skuadra e tij do futet në fushë për fitore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar me kosto të ulët, Shqipëria dhe Mali i Zi bashkohen vitin tjetër në këtë iniciativë