Rusia është ekipi i parë që kalon fazën e grupeve në Botërorin që ka organizuar. Mbrëmjen e sotme, Rusia shkatërroi Egjiptin 3-1.

Disfatën e Egjiptit e hapi Ahmed Fathi me një autogol, ndërsa Denis Cheryshev shënoi golin e dytë dhe Artem Dzyuba të tretin.

Për Egjiptin e ka ngushtuar diferencën Salah me penallti. Pas fitores me Arabinë Sauditë dhe Egjiptin, Rusia ka 6 pikë duke kryesuar pastër grupin për të kaluar në fazën tjetër të Botërorit. 

Rusi 3 - 1 Egjipt

Ora 22:43
Botërori 2018/ Rusia dhuron spektakël para publikut të saj dhe fiton përballë Egjiptit 3-1