Lideri opozitar rus Alexei Navalny do të kthehet në Rusi më 17 janar nga Gjermania, ku ai ka qëndruar që nga muaji gusht pasi u helmua me agjentin nervor agjent sovjetik Novichok.
Navalny, i cili ka fajësuar Kremlinin dhe Presidentin Vladimir Putin, për helmimin e tij tha se qëndrimi në Gjermani nuk ishte kurrë një mundësi për të dhe se ai do të kthehej në shtëpi.
“Pyetja "të kthehem ose jo" nuk qëndroi kurrë para meje. Nuk u largova, me dëshirën time të lirqë. Unë përfundova në Gjermani, sepse isha nën kujdesin intensiv. Më 17 Janar, të Dielën, do të kthehem në shtëpi me një fluturim fitorje. Takohemi atje”, tha Navalny.
Navalny ra në koma ndërsa fluturonte nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe u transferua nga një spital në Siberi në një spital të Berlinit dy ditë më vonë, pas ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve në veçanbti të kancelarës Merkel.
Laboratorët në Gjermani, Francë dhe Suedi dhe Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, vërtetuan se ai ishte i ekspozuar ndaj një agjenti nervor Novichok të epokës Sovjetike. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje në sulm dhe u bëri thirrje mjekëve gjermanë të japin prova se ai ishte helmuar.
Navalny ka qenë një kritik i hapur i Putinit dhe Kremlinit për vite me radhë, dhe autoritetet ruse e kanë vënë në shënjestër atë me akuza false për mashtrim dhe korrupsion. Kohët e fundit autoritetet ruse kërkuan që Navalny të burgosej për shkelje të kushteve të një dënimi me kusht.
Ai u dënua në 2014 me akuzat e përvetësimit dhe pastrimit të parave, akuza që ai ka pretenduar se janë të motivuara politikisht. Zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh, tha se përpjekja e fundit për të burgosur Navalny ka filluar në mënyrë që ta bindë atë të mos kthehet në shtëpi.
Вопрос "возвращаться или нет" передо мной не стоял никогда. Просто потому, что я не уезжал. Я оказался в Германии, приехав в неё в реанимационной коробке.
17 января, в воскресенье, я вернусь домой рейсом "Победы".
Встречайте