Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ndjekur në ambientet e Presidencës ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës që përfundoi me rezultatin 1-1.

Presidenti Meta shoqërohej nga zv/ambasadori i Zvicrës në Tiranë, Philipp Keller dhe ambasadori i Brazilit Jorge José Frantz Ramos.

Pas përfundimit të ndeshjes, Presidenti ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku thotë se gjaku shqiptar i Zvicrës ndali sot ekipin më të madh të botës.

“Gjaku shqiptar i Zvicrës ndali sot ekipin më të madh të botës. Gati për sfidën e rradhës!- ka shkruar presidenti Meta.

Presidenti Meta duke ndjekur ndeshjen mes Brazilit dhe Zvicrës