Belgjika është ekipi i radhës që ka prerë biletën për në çerekfinalet e Kupës së Botës. Ekipi belg arriti që të bënte një përmbysje të madhe, pasi nga disavantazhi 0-2, arritën që të shënonin tre gola për të vijuar ëndrrën në Botërorin e Rusisë. Genki Haraguchi në të 48’ dhe Takashi Inui në të 52’ kaluan në avantazh Japoninë duke surprizuar belgët, por europianët nuk u dorëzuan duke shënuar tre gola. Jan Vertonghen nisi rrugën e kthesës së madhe, ndërsa Marouane Fellaini dhe Nacer Chadli në shtesë vulosën përmbysjen e madhe. Tashmë Belgjika do të përballet me Brazilin në çerekfinale.
Belgjikë 3-2 Japoni
Komento