Botërori 2018/E shtuna mbyllet me Kroaci-Nigeri, ndeshja e orës 21:00  

Botërori 2018/E shtuna mbyllet me Kroaci-Nigeri, ndeshja e orës 21:00  

Kroaci-Nigeri sonte në orën 21:00

Ndeshja e fundit e ditës së shtunë në Botëror do të jetë ajo mes Kroacisë dhe Nigerisë, e vlefshme për Grupin D, ku bëjnë pjesë edhe Argjentina me Islandën. Kroacia dhe Nigeria ndeshen për herë të parë mes tyre në një ndeshje zyrtare dhe miqësore. Kroacia ka luajtur kundër një formacioni afrikan në Botërorin 2014, ku ballkanasit fituan 4-0.

Që kur Kroacia ka dalë si shtet më vete, merr pjesë për herë të pestë në një Botëror, ku kulmin e kanë në vitin 1998, me vendin e tretë. Ndërsa për Nigerinë është prezenca e gjashtë në një Kupë Bote. Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, që ka drejtuar edhe Dinamon e Tiranës, ka deklaruar se Kroacia jo vetëm që ka lojtarët më të mirë, por ka edhe një grup të bashkuar dhe do të bëjnë lojëra shumë të mira.

Nga ana tjetër, tekniku i Nigerisë, gjermani Gernot Rohr, që drejton kombëtaren e katërt afrikane në karrierën e tij, do të bazohet te lojtarët më të mirë Moses, Iwobi dhe Ighalo. Rohr e pranon faktin që Kroacia është favorite, por kjo nuk do të thotë se Nigeria është dorëzuar që në start. Kroaci-Nigeri do të luhet në Kaliningrad, në orën 21:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari brazilian Riçi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!