Botërori 2018/Me Rusi-Egjipt nisin ndeshjet e dyta, debuton Mohamed Salah

Botërori 2018/Me Rusi-Egjipt nisin ndeshjet e dyta, debuton Mohamed Salah

Sonte në mbrëmje pritet të shfaqet Faraoni në tokën e Carëve. Në Shën Peterburg pritet të bëjë debutimin e tij edhe Mohamed Salah ylli i fundit i Botërorit që ende nuk ka shfaqur cilësitë e tij. Ndeshjet e dyta në grupe nisin me Rusi-Egjipt dhe organizatorët pasi kanë fituar ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite nëse fitojnë edhe me Egjiptin bëhen e para skuadër që do të sigurojnë kalimin për në 1/8.

Rusia është në humor të mirë dhe e bindur në aftësitë e saj ndërsa nuk priten ndryshime në formacion pasi skuadra fituese nuk ndryshohet. Trajneri Stanislav Cherchesov ka besim në lojtarët e tij: "Besoj tek lojtarët e mi dhe tek aftësitë e tyre luan apo jo Salah.Ne nuk luajmë thjesht kundër një lojtari të vetëm por dimë sit a ndalim Salah”, e mbyll trajneri i Rusisë.

Egjipti e humbi ndeshjen e parë 1-0 ndaj Uruguajit dhe kjo është një ndeshje për jetë a vdekje nëse nuk do të kthehet kaq shpejt në shtëpi.

Formacioni do jetë i njëjti me ndeshjen e parë me ndryshimin se Salah e kaloi provën dhe do jetë titular. Diçka të tillë e konfirmoi edhe trajneri Cuper. "Salah është në gjëndje të mirë. Dëshira është që të luajë dhe besoj se do jetë", përfundon trajneri argjentinas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat pas vdekjes: Kërkohet një varr

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat pas vdekjes: Kërkohet një varr