Me mbylljen e ndeshjeve në grupin B, ku Spanja dhe Portugalia u kualifikuan për në fazën tjetër, mësohen dy sfidat e para të 1/8-ave të këtij Botërori.
Spanja që u rendit e para në grupin B do të përballet me skuadrën e renditur e dyta në grupin A, që është Rusia. Rusi-Spanjë do të jetë njëra prej sfidave më interesante të këtij kampionati, me vendasit që e shohin të vështirë kalimin për në fazën tjetër.
Sfida tjetër është ajo midis Portugalisë dhe Uruguajit. Cristiano Ronaldo do të përballet me dyshen Lusi Suarez-Edison Cavani, çka tregon për një sfidë të paparashikueshme.
Komento
Njehere dy shkon shtamba ne cezem pastaj thyhet.
Përgjigju