E çuditshme, por e vërtetë, Argjentina pas dy ndeshjeve të para në grup ndodhet me një këmbë jashtë Botërorit të Rusisë. Messi është shkatërruar sonte nga Kroacia me rezultatin e thellë 3-0, që kualifikohet në fazën tjetër pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para në grupin D.
Pas dështimit me Islandën sonte të gjithë prisnin ‘shpërthimin’ e Lionel Messit dhe Argjentinës, por ndodhi e kundërta, ishte Kroacia që dhuroi spektakël. E ndërsa pjesa e parë u mbyll në barazim, në të dytën Kroacia e nisi serinë e golave me Ante Rebic pas një gabimi të portierit Caballero.
Goli çorientoi Argjentinën që u hodh në sulm në kërkim të barazimit, por e pësoi nga Modriç, i cili me një perlë nga jashtë zone dyfishoi rezultatin në të 80’. Megjithatë nuk mbaroi këtu, pasi në fund kishte kohë edhe për Ivan Rakitic që shënoi golin e tretë pas vallëzimit në zonën e Argjentinës. Tashmë pas dy ndeshjeve Argjentina e shikon veten në vendin e fundit me një pikë, por shpreson te ndeshja e fundit.
Argjentinë 0 - 2 Kroaci