SHBA - Mëngjesin e kësaj të enjteje me orën shqiptare janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në Grupin C të Kupës së Botës 2026. Një biletë për në fazën e 1/16-ave e kanë siguruar Brazili dhe Maroku, ndërsa Skocia shpreson të kalojë më tej si një nga tetë vendet e treta më të mira. Haiti është eliminuar zyrtarisht.
Në Miami, Brazili dominoi dhe fitoi 0-3 kundër Skocisë. Një gabim në prapavijën e evropianëve pas shtatë minutash lojë bëri që Vinicius Junior të mos gabonte me portën thuajse të boshatisur. Vinicius shënoi edhe në minutën e 22-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, konkretisht në shtesën e tretë, Vinicius shënoi për dopietën personale.
Edhe në fraksionin e dytë të besuarit e Carlo Ancelottit vijuan të dominonin takimin teksa shënuan me Matheus Cunhan në minutën e 60-të. Tre gola për sulmuesin e Manchester United në dy ndeshjet e para për të në Kupën e Botës. Për t'u veçuar ishte edhe aktivizimi i Neymar në minutën e 76-të, në vend të Cunhas. Kapiteni luan për herë të parë në epokën Ancelotti, teksa duket se ka lënë pas lëndimin dhe është rikthyer në kombëtare pas tre vitesh duke mos i mbajtur lotët.
Në Atlanta, Maroku përmbysi 4-2 Haitin. Shteti i vogël nga Karaibet befasoi kur kaloi në epërsi që në minutën e dhjetë, kjo pas një autogoli nga portieri Bono. Hakimi barazoi në minutën e 39-të, por sërish Haiti pas katër minutash riktheu epërsinë në 1-2. Fundi i pjesës së parë ishte me emocione pasi në shtesën e parë Maroku barazoi 2-2 me golin e Saibarit, kjo pas asistit të Hakimit. Pjesa e dytë foli për afrikanët të cilët përmbysën ndeshjen në 4-2 me golat e Rahimi dhe Yassine.
RENDITJA - Në fund të ndeshjeve në Grupin C, Brazili dhe Maroku kanë nga shtatë pikë dhe kalojnë direkt në fazën e 1/16-ave të turneut, ndërsa Skocia me tre pikë mbetet në vendin e tretë dhe shpreson të kualifikohet si një nga tetë ekipet më të mira të vendeve të treta, megjithëse duhet të presim sa të luhen të gjitha ndeshjet. Haiti me zero pikë është i eliminuar.
Kombëtaret e kualifikuara deri tani në raundin e 1/16-ave: Meksika, SHBA-ja, Gjermania, Argjentina, Franca, Norvegjia, Kolumbia, Zvicra, Kanadaja, Bosnje Hercegovina, Brazili, Maroku.
Renditja në Grupin C:
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente








