Zvicër 2-0 Kanada
57'-Manzambi dyfishon avantazhin për Zvicrën pas asistit të Embolos.
46'- Ruben Vargas kalon Zvicrën në avantazh kundër Kanadasë. Për momentin 'helvetët' janë vendin e parë të grupit B.
1’-Ka nisur në Vankuver ndeshja mes Zvicrës dhe Kanadasë. Fitorja për secilën Kombëtare do të thotë vendi i parë në grup
Bosnje Hercegovinë 2-1 Katar
42'- Katari shkurton diferencat. Al Haydos rikthen në lojë për pikë kombëtaren e tij.
34- Al Brake autogol. Bosnje-Hercegovina dyfishon avantazhin kundër Katarit.
29'- Alajbegovic kalon në avantazh Bosnje-Hercegovinën, që momentalisht ngjitet në kuotën e 4 pikëve.
1’-Ka nisur në Uashington sfida mes Bosnje-Hercegovinës dhe Katarit. Kërkohet fitorja për të synuar kualifikimin
Si vijnë skuadrat
Grupi i parë që zbret në fushë mbrëmjen e sotme është grupi B ku bën pjesë Zvicra. Helvetët renditen të dytët me 4 pikë, po aq sa Kanadaja e vendit të parë me të cilën përballen sonte në orën 21:00.
Një barazim kualifikon të dy përfaqësueset, ndërsa fitorja i nxjerr në vendin e parë. Në të njëjtën orë luhet Bosnje-Hercegovinë ndaj Katarit, me ballkanasit të cilët kanë një shans të artë për të kaluar grupet në rast fitoreje. Mirëpo e njëjta situatë vlen edhe për Katarin, pasi të dy përfaqësueset kanë nga 1 pikë pas 2 ndeshjeve të para.
Renditja e Grupit B pas 2 ndeshjeve të para
Komente



