Botërori 2026 është  'XXL', për herë të parë 48 skuadra! Vendet pritëse dhe gjithçka duhet të dimë

Trofeu i Kupës së Botës


Kupa e Botës 2026 do zhvillohet në Amerikën e Veriut. 11 stadiume pritëse do jenë në SHBA, 3 në Meksikë dhe 2 në Kanada. Për herë të parë Kupa e Botës do jetë "XXL" me 48 skuadra në fazën finale, aty ku rriten shanset e Shqipërisë për një vend në grupe. Do jenë 16 skuadra të UEFA-s që do jenë pjesë e turnet më të rëndësishëm të futbollit në botë.

Gjithsej do të jenë 104 ndeshje, me finalen që do të luhet në Nju Jork, në stadiumin e Nju Xhersit. Turneu do të fillojë më 11 qershor 2026 dhe do të mbyllet më 19 korrik 2026.

48 ekipe

Formati me 32 ekipe me tetë grupe është zëvendësuar nga një me 12 grupe me katër ekipe. Dy skuadrat e para në secilin grup, plus tetë skuadrat më të mira të vendit të tretë, do të kalojnë në raundin e 32-të. Miratimi i 12 grupeve me nga katër u zgjodh mbi opsionin e 16 grupeve me tre ekipe, bazuar në një rishikim të plotë që mori në konsideratë një sërë faktorësh, duke përfshirë përvojën e ekipit dhe tifozëve, mirëqenien e lojtarëve dhe integritetin sportiv.

Formati i ri do të thotë se skuadra që triumfon në finalen e 19 korrikut do të ketë luajtur tetë ndeshje për t’u kurorëzuar kampione, një më shumë se në 'Katar 2022'.

Vendet pritëse, Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara kualifikohen automatikisht për Kupën e Botës. 45 vendet e tjera do të përcaktohen nga garat kualifikuese nga çdo konfederatë kontinentale. Nga UEFA që përfshin Europën janë 16 kombëtare. Nga CAF që është Afrika do të jenë 9 kombëtare. Azia 8 dhe Amerika e Veriut dhe Latinë nga 6 kombëtare, si edhe një nga Oqeania.


Lajmi kryesor:

E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen