ZYRIH, Zvicër - Në selinë e FIFA-s në Zyrih të Zvicrës u hodh këtë të premte shorti për kualifikueset e zonës evropiane për Botërorin 2026.
Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026, duke "peshkuar" Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën si kundërshtarë. Kosova në Grupin B me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Botërori 2026 për herë të parë në histori do jetë me 48 skuadra dhe do zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Kundërshtarët e Shqipërisë
Kuqezinjtë e Sylvinhos kanë "peshkuar" rivalë të fortë si Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra. Kundër Anglisë ekipi ynë është përballur gjashtë herë, duke pësuar po kaq humbje.
Kundër Serbisë dueli do jetë më shumë se një ndeshje futbolli, me skuadrat që do përballen 11 vite pas incidentit të 14 tetorit 2014, kur ekipi ynë u dhunua në Beograd dhe më pas fitoi tri pikët në CAS, gjë që na dha një dorë për t'u kualifikuar për herë të parë në një Europian, ai i 'Francë 2016'. Kujtojmë këtu edhe tensionet mes shqiptarëve të Kosovës dhe shtetit serb, që e bëjnë këtë duel më shumë se një ndeshje në fushë. Kundër Serbisë, kombëtarja shqiptare ka luajtur në dy raste. Fitorja 0-3 në tavolinë në 14 tetorin e 2014 dhe humbja 0-2 në datën 8 tetor 2015 në "Elbasan Arena"
Shqipëria asnjëherë nuk ka fituar përballë Letonisë. Janë pesë ndeshje në total, të gjitha të përfunduara në barazim nga viti 1992 dhe deri në vitin 1999. Gjashtë gola të shënuar dhe po aq të pësuar. Dy takime janë mbyllur në barazim pa gola.
Në anën tjetër statistikat i buzëqeshin Shqipërisë përballë Andorrës. Kjo pasi janë fituar pesë nga shtatë takime. Vetëm një miqësore e vitit 2002 është humbur, teksa një përballje është mbyllur barazim. Me Andorrën takimet regjistrohen nga viti 2000 deri në vitin 2021.
Ndërkohë Letonia dhe Andorra janë dy rivalë që gjenden poshtë nesh në renditjen e UEFA-s dhe do jetë detyrim për ekipin që të marrë maksimumin.
Rivalët e Kosovës
Kosova do jetë pjesë e Grupit B dhe ka përballë Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. "Dardanët" gjejnë sërish Granit Xhakën dhe shqiptarët e tjerë të Zvicrës, me grupin që është shumë i vështirë për Kosovën.
Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në mars 2025 dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në mars 2026. Ndërkohë vlen të theksohet se edhe duelet play-off në Ligën e Kombeve të marsit 2025 janë të rëndësishme për të përcaktuar ekipet që garojnë dhe grupet përkatëse.
Çiftet Gjermani - Itali, Portugali - Danimarkë, Spanjë - Holandë dhe Francë - Kroaci ende janë në garë për pozicionet në grupe, ku në bazë të paraqitjeve në Ligën e Kombeve do kenë edhe grupet përkatëse.
Rezultatet e shortit:
Grupi A: Fituesi i Gjermani-Itali, Sllovaki, Irlanda e Veriut, Luksemburg
Grupi B: Zvicra, Suedia, Sllovenia, Kosova
Grupi C: Humbësi i Portugali-Danimarkë, Greqia, Skoci, Bjellorusi
Grupi D: Fituesi i Francë - Kroaci, Ukrainë, Islanda, Azerbajxhan
Grupi E: Fituesi i Spanjë - Holandë, Turqia, Gjeorgji, Bullgaria
Grupi F: Fituesi i Portugali - Danimarkë, Hungari, Irlandë, Armeni
Grupi G: Humbësi i Spanjë - Holandë, Polonia, Finlanda, Lituania, Malta
Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Qipro, San Marino
Grupi I: Humbësi i Gjermani - Itali, Norvegjia, Izraeli, Estonia, Moldavia
Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Kazakistani, Lihtenshtajn
Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra
Grupi L: Humbësi i Francë - Kroaci, Çekia, Mali i Zi, Ishujt Faroe, Gjibraltar
Grupet kualifikuese të zonës Europiane për Botërorin 2026
Sa skuadra evropiane kualifikohen në Kupën e Botës 2026?
Në total, 16 vende të UEFA-s do të kualifikohen për Kupën e Botës 2026. 12 fituesit e grupeve kualifikohen direkt në Kupën e Botës; katër vendet e mbetura përcaktohen nga play-off-et që përfshijnë 12 nënkampionët e grupeve.
Si funksionojnë play-off-et për Kupën e Botës 2026?
12 nënkampionët e grupeve do të marrin pjesë në play-off. Kësaj faze do i bashkohen edhe katër ekipet e renditura më mirë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve për të shkuar numri në 16. Më pas nga përballjet me një takim, katër ekipet më të mira do të shkojnë në Botëror, për të përmbushur 16 biletat që janë për kombëtaret nga UEFA që do të marrin pjesë në turneun e Kupës së Botës.
Kufizimet
Për arsye politike, Ukraina dhe Bjellorusia nuk mund të jenë në të njëjtin grup dhe as Gjibraltari dhe Spanja. Kosova nuk do përballet me Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Kualifikimet evropiane të Kupës së Botës 2026 - Datat kryesore
Shorti i fazës së grupeve
13 dhjetor 2024
Ndeshjet e fazës së grupeve
nga marsi deri në nëntor 2025
Datat e ndeshjeve të play-off
më 26 dhe 31 mars 2026
Turneu final daton nga
11 qershori deri më 19 korrik 2026
Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026, duke "peshkuar" Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën si kundërshtarë.
Kundër Anglisë ekipi ynë është përballur gjashtë herë, duke pësuar po kaq humbje.
Kundër Serbisë, kombëtarja shqiptare ka luajtur në dy raste. Fitorja 0-3 e tanëve në tavolinë në 14 tetorin e 2014 dhe humbja 0-2 në datën 8 tetor 2015 në "Elbasan Arena".
Shqipëria asnjëherë nuk ka fituar përballë Letonisë. Janë pesë ndeshje në total, të gjitha të përfunduara në barazim nga viti 1992 dhe deri në vitin 1999. Gjashtë gola të shënuar dhe po aq të pësuar. Dy takime janë mbyllur në barazim pa gola.
Në anën tjetër statistikat i buzëqeshin Shqipërisë përballë Andorrës. Kjo pasi janë fituar pesë nga shtatë takime. Vetëm një miqësore e vitit 2002 është humbur. Në anën tjetër një përballje është mbyllur barazim. Me Andorrën takimet regjistrohen nga viti 2000 deri në vitin 2021.
Kupa e Botës 2026 do zhvillohet në Amerikën e Veriut. 11 stadiume pritëse do jenë në SHBA, 3 në Meksikë dhe 2 në Kanada. Për herë të parë Kupa e Botës do jetë "XXL" me 48 skuadra në fazën finale, aty ku rriten shanset e Shqipërisë për një vend në grupe. Do jenë 16 skuadra të UEFA-s që do jenë pjesë e turnet më të rëndësishëm të futbollit në botë.
Gjithsej do të jenë 104 ndeshje, me finalen që do të luhet në Nju Jork, në stadiumin e Nju Xhersit. Turneu do të fillojë më 11 qershor 2026 dhe do të mbyllet më 19 korrik 2026.
48 ekipe
Formati me 32 ekipe me tetë grupe është zëvendësuar nga një me 12 grupe me katër ekipe. Dy skuadrat e para në secilin grup, plus tetë skuadrat më të mira të vendit të tretë, do të kalojnë në raundin e 32-të. Miratimi i 12 grupeve me nga katër u zgjodh mbi opsionin e 16 grupeve me tre ekipe, bazuar në një rishikim të plotë që mori në konsideratë një sërë faktorësh, duke përfshirë përvojën e ekipit dhe tifozëve, mirëqenien e lojtarëve dhe integritetin sportiv.
Formati i ri do të thotë se skuadra që triumfon në finalen e 19 korrikut do të ketë luajtur tetë ndeshje për t’u kurorëzuar kampione, një më shumë se në 'Katar 2022'.
Vendet pritëse, Kanadaja, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara kualifikohen automatikisht për Kupën e Botës. 45 vendet e tjera do të përcaktohen nga garat kualifikuese nga çdo konfederatë kontinentale. Nga UEFA që përfshin Europën janë 16 kombëtare. Nga CAF që është Afrika do të jenë 9 kombëtare. Azia 8 dhe Amerika e Veriut dhe Latinë nga 6 kombëtare, si edhe një nga Oqeania.
Boll kena stres, edhe keta kena magute
Përgjigju