Në ‘MetLife’ të New York-ut sfida e parë e grupit I përfundoi me rezultatin 3-1. Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa vlen të theksohet se afrikanët ishin më pranë golit.
Në pjesën e dytë Franca hyri me një tjetër ritëm. Vetëm pak çaste pas pretendimit për një penallti, Mbappe zhbllokoi sfidën pas asistit të Olise. Në vijim, ekzaktësisht në minutën e 82, Barcola do të realizonte golin e dytë për ‘gjelat’, por afrikanët shkurtuan në shtesë me Mbaye. Shpresat për pikë zgjatën vetëm pak sekonda, pasi Mbappe me golin e dytë personal fiku shpresat e afrikanëve. Me dy gola Mbappe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Francës, 58, duke parakaluar Olivier Giroud.
Zhvillimet më të rëndësishme
82’- Franca dyfishon rezultatin kundër Senegalit. Barcola, pas vetëm 2 minutash në fushë, realizon me parabël, duke i dhënë qetësinë ‘gjelave’
66’- Franca kalon në avantazh. Olise vertikalizon bukur për Mbappe, i cili nuk fal edhe pse nga një kënd i ngushtë.
45+7'- Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Francës dhe Senegalit. Afrikanët më pranë golit në pjesën e parë, teksa humbën një rast të artë para se të shkonin në dhomat e zhveshjes.
1’- Ka nisur në stadiumin ‘MetLife’ të New York-ut ndeshja mes Francës dhe Senegalit.
Si vijnë skuadrat
Sonte do të luhet një prej ndeshjeve më të interesante të grupeve të Botërorit, pasi Franca nënkampione do të përballet me Senegalin. ‘Gjelat’ janë favoritë absolutë për këtë ndeshje, por nga ana tjetër afrikanët kanë një ekip me shumë cilësi në përbërje.
Në prag të ndeshjes trajneri i Francës Didier Deschamps u shpreh se ‘do të përballen me një kombëtare shumë cilësore që arriti edhe në finalen e Kupës së Afrikës’. Mbetet për t’u parë ndërkohë se si do të ndikojë fakti që Deschamps ka deklaruar se do të largohet nga Franca pas përfundimit të Botërorit.
Francë-Senegal është e vlefshme për Grupin I, ndërsa sfida tjetër e këtij grupi mes Irakut dhe Norvegjisë do të nisë në orën 12:00.
FORMACIONET ZYRTARE
FRANCA: Menja. Upamekano, Saliba, Kunde, Teo Hernandez, Tçuameni, Rabio, Dembele, Olize, Doue, Mbape.
Trajner: Didier Deshamp
SENEGALI: E. Mendi, Kulibali, Diata, Niakhate, Diuf, I. Gueje, Kamara, P. Gueje, Mane, Xhekson, Sarr.
Trajner: Pap Çau
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Francës. Sulmuesi i Real Madridit ishte protagonisti kryesor në fitoren 3-1 të “Bluve” ndaj Senegalit në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026 për ta, duke realizuar dy gola vendimtarë.
Me dopietën e tij, Mbappe arriti kuotën e 58 golave me kombëtaren franceze, duke u bërë shënuesi më i mirë në historinë e Francës dhe duke lënë pas Olivier Giroud.
Rekordi i ri nuk kaloi pa u vënë re nga vetë Giroud, i cili reagoi menjëherë për të përgëzuar pasardhësin e tij në krye të listës së golashënuesve.
“Urime Kylian, ia dole mbanë. Jam me të vërtetë i lumtur për ty, e meriton plotësisht”, deklaroi Giroud për BBC.
Komente








