Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Francës. Sulmuesi i Real Madridit ishte protagonisti kryesor në fitoren 3-1 të “Bluve” ndaj Senegalit në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026 për ta, duke realizuar dy gola vendimtarë.

Me dopietën e tij, Mbappe arriti kuotën e 58 golave me kombëtaren franceze, duke u bërë shënuesi më i mirë në historinë e Francës dhe duke lënë pas Olivier Giroud.

Rekordi i ri nuk kaloi pa u vënë re nga vetë Giroud, i cili reagoi menjëherë për të përgëzuar pasardhësin e tij në krye të listës së golashënuesve.

“Urime Kylian, ia dole mbanë. Jam me të vërtetë i lumtur për ty, e meriton plotësisht”, deklaroi Giroud për BBC.


Lajmi kryesor:

Botërori 2026/ 'Yjet' nuk falin, Franca mposht Senegalin! Mbappe shkruan emrin në librat e artë të historisë