Gara për 'Këpucën e Artë' të Botërorit 2026 është e fortë, me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror që po rivalizojnë për çmimin e golashënuesit më të mirë të turneut.
Në krye të renditjes qëndron kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, i cili ka realizuar pesë gola në vetëm dy ndeshje. Ylli argjentinas shënoi një tripletë ndaj Algjerisë dhe dy gola në sfidën kundër Austrisë, duke u vendosur në 'pole position' për trofeun individual.
Pas tij renditen Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Vinicius Junior dhe Erling Haaland, të gjithë me nga katër gola të shënuar. Megjithatë, katër pretendentët kanë zhvilluar nga një ndeshje më shumë se Messi, çka e bën edhe më të fortë kandidaturën e kampionit të botës. Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola deri tani në po kaq ndeshje.
Përtej garës për 'Këpucën e Artë', këta futbollistë synojnë edhe çmimet e tjera individuale që do të ndahen në fund të Botërorit, si ai i lojtarit më të mirë të turneut, futbollistit të ri më të mirë dhe natyrisht trofeu i golashënuesit më të mirë.
Që nga edicioni i parë i vitit 1930, asnjë futbollist nuk ka arritur ta fitojë dy herë 'Këpucën e Artë'. Rekordi mund të thyhet në këtë edicion, pasi Kylian Mbappe, fituesi i këtij çmimi në Botërorin e 'Katarit 2022', mbetet një nga favoritët kryesorë për ta përsëritur suksesin.

Golashënuesit e Botërorit deri në këtë pikë të turneut
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente





