Një prej dueleve shumë të nxehta të fazës së 1/8-ve të Botërorit do të luhet sonte në mitikun Azteca mes Meksikës dhe Anglisë. Vendasit, me përkrahjen e 80 mijë tifozëve, pritet t’ua bëjnë ‘ferr’ ‘tre luanëve’ të cilët vuajtën shumë edhe në 1/16-t kundër Kongos.

Anglia e nis si favorite përballjen referuar elementëve përbërës, por përballë ka një kombëtare e cila ka fituar të 4 sfidat deri më tani në Botëror. Më shumë se kjo vlen fakti se janë të etur për sukses dhe para popullit meksikan zotohen të bëjnë ç’është e mundur që të kualifikohen në çerekfinale. Fakti që stadiumi ndodhet 2240 metra mbi nivelin e detit, por edhe se Anglia ka kujtime të këqija aty kundër Maradonës, pritet të jenë pluse për Meksikën.

Para duelit trajneri i Anglisë Thomas Tuchel u shpreh se ‘mitiku Azteca të jep të dridhura pa zbritur në fushë’ dhe se kundër Meksikës ‘është një duel prej vërteti, më shumë se loja e futbollit’. Sakaq trajneri i Meksikës Aguirre tha se ‘Anglia ka lojtarë të nivelit të jashtëzakonshëm, të fuqishëm fizikisht dhe mbreslënës në fushë’.

Për Meksikën nëse kualifikohet do të jetë pjesmarrja e parë në 40 vite në çerekfinalet e Botërorit, ndërsa pritet të mbajë të gjithë vendin pa frymë. Miliona njerëz mund të festojnë në Statujën e Pavarësisë, ndërsa kushdo që ia del në çerekfinale përballet me fituesin e çiftit Brazil-Norvegji.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.