Të besuarit e Maurizio Pochetino-s mposhtën me rezultatin 2-0 Australinë në ndeshjen e dytë të grupit D. Sfida në Uashington u zhbllokua shpejt, pasi në minutën e 11 Burges ngatërroi drejtim duke dërguar topin në rrjetën e tij.
SHBA-të nuk e ulën ritmin dhe para se të mbaronte pjesë e parë dyfishuan me Freeman. Në pjesën e dytë, organizatorët e Botërorit, menduan më shumë për të menaxhuar lojën se sa për të sulmuar. Në fund siguruan 3 pikë që i sigurojnë kualifikimin nga grupet.
Zhvillimet më të rëndësishme
43'- Të besuarit e Maurizio Pochetino-s shënojnë golin e dytë! Freeman dërgon topin në rrjetë
11'- Vjen shpejt goli i parë i sfidës! Burgos shënon në portën e tij. Autogoli i jep avantazhin SHBA-ve.
1’- Vërshëllen arbitri. Nis ndeshja e dytë në grupin e Botërorit për SHBA-në dhe Australinë
Si vijnë skuadrat
Sonte në fushë zbret SHBA që luan për grupin D. Pas fitores 4-1 në neshjen e parë kundër Paraguajit, të besuarit e Pochetino-s presin Australinë, që bëri befasinë e madhe kundër Turqisë. Edhe në këtë duel amerikanët shihen si favoritë, ndërsa fitorja për secilën skuadër do të thotë kualifikim në fazën tjetër pa luajtur ende ndeshjen e fundit në grup.
Dueli tjetër është Turqisë dhe Paraguajit. Të dy kombëtaret vijnë pas humbjeve në duelin e parë dhe sonte është mundësia për t’u ringritur. Sidomos për Turqinë që ka pritshmëri të mëdha për këtë Botëror. Ndeshja kundër Paraguajit është në program në orën 05:00 të mëngjesit.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente







