Për herë të parë pas 12 vitesh Gjermania do të luajë sonte në një ndeshje me eliminim direkt në kampionatin botëror. Panzerat do të përballet me Paraguain në orën 22:30 në një duel të 1/16-ve që konsiderohen si favoritë të theksuar për të kaluar.

Gjermania vjen në këtë duel pas fitoreve me Kurasaon dhe Bregun e Fildishtë, por bëri një figurë aspak pozitive në ndeshjen e fundit të grupit ku u mposht me përmbysje nga Ekuadori. Dëmtimi i Schlotterbeck dhe zëvendësimi me Rudiger ka ngritur shumë pikëpyetje në fazën e mbrojtjes, ndërsa edhe Nathaniel Broën është në pikëpyetje për shkak dëmtimi.

Në prag të duelit trajneri Nagelsman tha se ‘Paraguai është një kundërshtar i pakëndshëm’. Referuar faktit se ka elementë kualitativ në përbërje, por edhe mënyrës agresive që luajnë. Sipas Nagelsman ‘Gjermanisë i duhet një ndeshje perfekte për t’u kualifikuar në 1/8-t e Botërorit’.

Te Paraguai ka shumë optimizëm para ndeshjes. Trajneri Gustavo Alfaro është shprehur se ‘nuk e kemi frikë Gjermaninë’. Ai theksoi se në kualifikuese janë përballur me kombëtare si Brazili dhe Argjentina e ia kanë dalë ndaj tyre’. Fituesi i Gjermani-Paraguai në 1/8-t e Botërorit do të përballen me fituesin e çiftit Francë-Suedi.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.