Sulmuesi i kombëtares së Iranit, Mehdi Taremi, ka zbuluar detaje nga takimi që lojtarët iranianë zhvilluan me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, pas problemeve me vizat që kanë prekur disa anëtarë të delegacionit iranian gjatë Kupës së Botës 2026.
Sipas Taremit, futbollistët iranianë kërkuan sqarime nga kreu i futbollit botëror për faktin se disa zyrtarë të ekipit kombëtar nuk ishin lejuar të hynin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediat ndërkombëtare publikuan më pas një regjistrim të fjalimit të Infantinos në dhomën e zhveshjes së Iranit, ku ai u përpoq të motivonte skuadrën.
“E di çfarë po kaloni dhe e kuptoj situatën. Por ju jeni më të fortë se çdo pengesë. Keni bashkuar botën dhe ju falenderoj për këtë. Në dy ndeshjet e mbetura do ta bëni të gjithë botën krenare. Nëse trajneri ka nevojë për një sulmues, unë do të vij të luaj me ju në ndeshjen e ardhshme”, u shpreh Infantino.
Taremi konfirmoi se mesazhi i presidentit të FIFA-s ishte i qartë, organizata do të angazhohet për të ndihmuar ekipin iranian.
“Ai na tha se do të na ndihmojë. Ky është vetëm fillimi i Kupës së Botës dhe ne besojmë në atë që ai na premtoi”, deklaroi sulmuesi iranian.
Sipas informacioneve të publikuara, Infantino i siguroi drejtuesit dhe lojtarët e Iranit se do të bënte gjithçka që ishte në kompetencat e tij për t’u mundësuar zyrtarëve iranianë, të cilëve u ishte refuzuar më parë viza, të udhëtonin drejt SHBA-së dhe të ishin pranë skuadrës në ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve.
Kjo situatë vjen në një moment tensionesh politike dhe bombardimeve që SHBA dhe Izraeli ndërmorën në Iran. Kujtojmë se deri në momentet e fundit pjesëmarrja e Iranit në grupet e Kupës së Botës ishte në dyshim, pasi drejtuesit e futbollit në këtë vend kishin dyshime për sigurinë.
FIFA President Gianni Infantino visited the Iranian national football team's dressing room following the Iran-New Zealand match in Group G of the 2026 World Cup.
— Hatam Shiralizadeh (@HatamDaddy) June 16, 2026
He praised the players, saying, "You are writing history and the whole world is watching you. Continue to play with⬇️ pic.twitter.com/O9LZk0broy
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente






