Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026, duke "peshkuar" Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën si kundërshtarë. Botërori 2026 për herë të parë në histori do jetë me 48 skuadra dhe do zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori deri më 19 korrik.
Në lidhje me shortin dhe emrat që janë përballë Shqipërisë, folën edhe Armand Duka dhe Sylvinho. Një reagim ka pasur edhe nga trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, për Klan Neës tha se është grupi që nuk donte, kjo për vetë faktin se një rival se Anglia në fushë dhe Serbia brenda dhe jashtë fushe do i hapin telashe tanëve.
“Nuk jam shumë i kënaqur me shortin, pasi goglat mund të na kishin rezervuar një fat më të mirë. Realisht ky ishte grupi që nuk doja. Anglinë nuk e doja, sepse është një kundërshtar shumë i vështirë. Serbia është një kundërshtar me problemet e veta. Nuk kemi eksperienca pozitive në përballjet me ta. Uroj që kësaj radhe të jetë ndryshe dhe të mendojmë vetëm për sportin. Nuk ishte një short i mirë, por duhet të fillojmë të mendojmë për ndeshjet. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të luftojmë për një biletë në Botëror. Asgjë nuk është e pamundur”, tha Duka.
Nga ana tjetër trajneri Sylvinho tha se e dinë historinë kundër Serbisë, por beson te kualifikimi në Botëror.
“E dinim që do të ishte e vështirë. Për ne çdo ndeshje do të jetë si finale. Kemi një ëndërr, duam që të shkojmë përpara.
Përballja me Serbinë? Do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat. E dimë historinë, por ne jemi profesionistë dhe mendojmë vetëm për futbollin. Jemi për të luajtur futboll dhe mendojmë vetëm për futbollin. Nuk është e lehtë që të bësh llogari. Ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë që të jetë e mundur, më shumë se kundërshtarët, që të mund të kualifikohemi”, tha trajneri.
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel kërkon kujdes nga rivalët që ka në grup, një prej tyre edhe Shqipëria.
“Serbia dhe Shqipëria kanë lojtarë individualë shumë të talentuar, një grup shumë emocional, një turmë shumë emocionale. Kështu që ata gjithmonë mund të befasojnë", tha Tuchel.
Serbi Dragan Stojković komentoi shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, duke thënë se nga ata nuk do shkaktohet asnjë problem në Tiranë.
"Për sa na përket neve, nuk vihet në dyshim asgjë që nuk ka lidhje me futbollin. Ekskluzivisht një histori sportive, një sfidë e madhe dhe një mundësi për dy paraqitje cilësore futbollistike”, tha Stojkovic.
Trajneri i Serbisë, Dragan Stojković komentoi shortin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Serbët do jenë së bashku me Shqipërinë, Anglinë, Letoninë dhe Andorrën në Grupin K.
Përballja Shqipëri - Serbi është më shumë se një ndeshje futbolli për shkak të historisë mes popujve, por trajneri Dragan Stojković shprehet i lumtur që do luajë në Tiranë dhe siguron se asgjë jashtë futbollit nuk do vijë nga ta.
"Një grup shumë sfidues. Shqiptarët kanë treguar përmirësim në lojën e tyre së fundmi dhe sigurisht që do të jenë një kundërshtar i vështirë. Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë në stadiumin e bukur ku u luajt edhe finalja e Conference League. Jam i vetëdijshëm se dy duelet do të jenë interesante për disa arsye të tjera. Për sa na përket neve, nuk vihet në dyshim asgjë që nuk ka lidhje me futbollin. Ekskluzivisht një histori sportive, një sfidë e madhe dhe një mundësi për dy paraqitje cilësore futbollistike”, tha Stojkovic.
Kundër Serbisë, kombëtarja shqiptare ka luajtur në dy raste. Fitorja 0-3 e tanëve në tavolinë në 14 tetorin e 2014 dhe humbja 0-2 në datën 8 tetor 2015 në "Elbasan Arena".
Shorti për kualifikueset e Botërorit 2026 vendosi Shqipërinë e futbollit veç të tjerash edhe përballë Serbisë. Dueli ballkanas nuk është thjesht një sfidë futbolli, pasi raportet mes shqiptarëve dhe serbëve e kalojnë fushën e lojës.
Në lidhje me Grupin K kualifikues të Botëorit 2026 ka reaguar edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares ka postuar rivalët, ndërsa ka shkruar edhe shprehjen 'tipike' të tifozëve: "A jemi live?".
Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026, duke "peshkuar" Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën si kundërshtarë.
Postimi i Uzunit
Shorti për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 u komentua edhe nga trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel. Gjermani do debutojë në stolin e "Tre Luanëve" pikërisht në këto përballje, teksa ka vlerësuar Shqipërinë.
“Serbia dhe Shqipëria kanë lojtarë individualë shumë të talentuar, një grup shumë emocional, një turmë shumë emocionale. Kështu që ata gjithmonë mund të befasojnë.
Ne duhet ta marrim këtë shumë seriozisht. Është një ndeshje e parë me Letoninë, kështu që një sfidë e re për të gjithë ne. Dhe atëherë ne jemi favorit të qartë, natyrisht, kundër Andorrës, por kualifikimi është çelësi tani.
Kualifikimi është prioriteti kryesor. Duhet të jemi serioz. Duhet të jemi të vendosur dhe duhet të tregojmë se për çfarë duam në këtë grup prej pesë kombëtaresh.
Hendeku mbyllet gjithnjë e më shumë midis kombeve të mëdha dhe kombeve të vogla. E shihni në EURO kohët e fundit. Nuk ka rezultate që janë bërë para se të luhet ndeshja. Kombet e vogla janë bërë gjithnjë e më të fortë. Kështu që ne duhet të fitojmë vendin tonë”, deklaroi ai.
Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e Grupit K kualifikues në Kupën e Botës 2026, duke "peshkuar" Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën si kundërshtarë.