Në Arlington të Teksasit do të vuloset sonte bileta e parë e finales së Botërorit 2026, teksa përballë vihen Franca pretendente numër 1 për fitimin e trofeut si dhe Spanjë që duket kundërshtari me potencialin më të madh për të ndalur ‘gjelat’. Ky duel risjellë në vëmendje edhe gjysmëfinalen e kampionatit evropian ku iberikët fituan 2-1 me përmbysje, por Franca premton se do të jetë një tjetër histori.
Konate thotë se ‘gjelat’ nuk kanë frikë askënd. Referuar deklaratës së Yamal se Franca duhet ti druhet Spanjës, ndërsa ‘ylli’ i ‘La Roha-s i cili sapo ka mbushur 19-vjeç, shprehu dëshirën për të eliminuar Francën teksa fiku qirinjtë e tortës së ditëlindjes.
Koeficientët sugjerojnë se Franca e vendit të parë në FIFA është pretendente në gjysmëfinale përballë Spanjës së vendit të tretë, por në konferencë për shtyp trajneri i ‘gjelave’ Didier Deschamps tha se ‘Spanja është favoritja e vërtetë’, si tentativë për të kaluar presionin te iberikët. Sakaq Deschamps premtoi edhe që dueli do të jetë spektakolar, ndërsa siguroi se pavarësisht dëmtimit të lehtë që pësoi Mbappe do të jenë në 100% të formës këtë ndeshje.
Detaj interesant është se Spanja ka udhëtuar shumë më shumë se Franca në këtë kupë bote. ‘The Guardian’ shkruan se iberikët kanë bërë 16 mijë kilometra më shumë se ‘gjelat’, ndërsa Alex Baena e pranoi se ‘Spanja është pak e lodhur nga kaq shumë udhëtime’.
Francë-Spanjë në orën 21:00 nuk do të jetë një duel vetëm mes dy përfaqësueseve, por edhe mes dy yjeve si Mbappe dhe Yamal. Ky i fundit ka qenë poshtë pritshmërive deri më tani, por ka deklaruar se ‘kur gjërat bëhen interesante i pëlqen të dallohet’. Dueli nisi dit më parë edhe jashtë fushë, me ish-kryeministrin e Spanjës Rajoy i cili tërbëoi francezët duke deklaruar se ‘kanë një kombëtare shumë të fortë, por pa francezë’, referuar origjinës afrikane të futbollistëve.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente



