Franca pretendente absolute për fitimin e Botërorit do të zbresë sonte në fushë për duelin e 1/8-ve kundër Paraguait. Dueli do të luhet në orën 23:00 në Filadelfia, teksa ‘gjelat’ janë pa shërbimet e Tchuameni-t dhe Marcus Thuram të dëmtuar, por organika e mbushur me ‘yje’ pritet të mos e ndiejë mungesën e tyre.

Edhe pse konsiderohen super favorit ndaj latinëve të besuarit e Deschamps nuk duhet të neglizhojnë, pasi Paraguai bëri befasinë e madhe në 1/16-t, duke eliminuar Gjermaninë. Për këtë arsye, para duelit, trajneri Dechamps tha në konferencë për shtyp se ‘Paraguai nuk është rastësisht në këtë fazë’ dhe shtoi se ‘futbolli i tyre latin, duhet marrë seriozisht në konsideratë’.

Julio Enciso, futbollist i Paraguait, është ai që e njeh më mirë kundërshtarin pasi aktivizohet në Ligue 1 me Strasbourg. Para ndeshjes ai e pranoi se ‘shumë pak presin që latinët të kualifikohen’, por saktësoi se edhe Paraguai ka pika të forta. Ai siguroi se do të bëjnë ç’është e mundur për t’ia vështirësuar situatën kundërshtarin.

Armiku i përbashkët i dy kombëtareve mbrëmjen e sotme pritet të jetë nxehtësia, pasi është parashikuar që në momentin e ndeshjes temperatura të shkojë deri 37 gradë Celsius. Ndeshja do të zhvillohet në qytetin ku 250 vjetë më parë u nënshkrua Deklarata Amerikane e Pavarësisë, ndërsa fituesi i këtij dueli në 1/8-t do të luajë kundër fituesit të Kanada-Marok.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.