I ftuari i përhershëm profesor Albert Karriqi, si dhe i ftuari special drejtori i informacionit në Report Tv, Muhamed Veliu, kanë analizuar ndeshjen që do të luhet në mbrëmje mes Anglisë dhe Belgjikës.

 Anglia ekip i ndershëm ,nuk bën formula për të dalë e dyta. Kane sulmuesi më i mirë në botë, është shumëdimensional, hap zona, lëviz shumë. Anglia dhe Belgjika kanë gjendje shumë të mirë. Belgjika do luajë me Januzaj. Do luhet futboll i pastër, lojë e hapur, me ritëm.

Albert Karriqi

 

Belgjika e ka marrë seriozisht.  Anglia ka bërë zgjedhjen e duhur për të promovuar të rinjtë në ndeshjen ndaj Belgjikës. Trajneri i Anglisë kërkon të eksperimentojë.  Anglia ka  një formacion elegant, kjo ndeshje është parëndësi por nuk duhet ta nënvlerësojmë.

Muhamed Veliu, drejtor i informacionit