‘Botërori +’ Franca shpallet kampione bote, Prodani: Kroacia nuk fitoi kupën, por ka fituar gjithçka

‘Botërori +’ Franca shpallet kampione bote, Prodani: Kroacia nuk fitoi kupën, por ka fituar gjithçka

Emisioni Botërori + në Report Tv

Të ftuarit e përhershëm të emisonit Botërori + Albert Karriqi, Mikela Kakeli , Eduard Prodani dhe Andrea Marko kanë pasur një diskutim shumë intensiv përsa i përket finales së madhe. Profesor Albert Karriqi mendon që trajneri Daliç ua bëri më të lehtë fitoren francezëve. Eduard Prodani mendon që Kroacia edhe pse ka humbur kupën ka fituar shumë nga ky Botëror, ka fituar respektin. Ndërsa Andrea Marko ndjen keqardhje për humbjen e Kroacisë megjithëse është dakort që Franca e meritoi këtë fitore.

Prodani: Kroacia nuk humbi asgjë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve ishin me Kroacinë. Kroatët ishin në çdo dyluftim të fortë. Statistikat tregojnë shumë por jo gjithçka. Franca i ka lënë fushën Kroacisë në shumicën e lojës. Franca është prodhuesi i futbollistëve më të mëdhenj në botë sot. Francezët kanë vendosur një sistem në futboll. Kroacia nuk ka fituar Kupën por ka fituar shumë, ka fituar gjithçka, ka fituar respektin. Kroacia e ka bërë më të bukur këtë Botëror.

Karriqi: Një gjë cilëosre gjykohet me nivel cilësor. Nuk ka asnjë arbitër të botës së zhvilluar. Kroacia erdhi denjësisht në këtë botëror. Edhe Franca me shpejtësinë e saj e meritoi. Ky lloj futbolli është e ardhmja. Futbolli ka prekur të gjitha shtresat sociale. Franca luan shumë pak me pasime pasive. Mbappe me atë shpejtësi që ka është shumë e vështirë të zotërosh topin. Giroud luajti shumë mirë. Pavard ishte në gjendjen e tij më të keqe. Francezëve ua bëri më të lehtë fitoren trajneri i Kroacisë. Franca nuk ka pasime pasive, pra nuk ka kthim mbrapa. Daliç do të kritikojë veten. Perisiç ka qenë i jashtëzakonshëm. Nuk ka rëndësi rezultati rëndësi ka që u kënaqëm.

Andrea Marko:Mbappe më pëlqeu shumë me golin ballor. Është pak konfuz, por shumë i shpejtë. Franca është finaliste disa kompeticioneve. Franca ka thyer rekord. Vida është munduar shumë për të kontrrolluar shpejtësinë e Mbappe. Për çdo lloj note ka dhe një arsye që e justifikon. Griezmann nuk gabon në penallti sepse kryesorja është që ai ka besim te vetvetja.  Do na mungojë ky Botëror. 30 ditë bota nën këmbët e futbollit. Kroacia përfaqësuese e denjë ndërsa Franca e meritoi fitoren.

Mikela Kakeli: Arbitri i pasigurt jo teknik, ishte gjithë kohës ishte apo nuk ishte penallti. Kroacia  e humbi vetë duke i dhuruar dy gola Francës. Fitoi atletika. Ka shumë ekipe që humbin në finale, por unë mendoj që është më mirë të luash sipas mënyrës tënde sesa të kopjosh të tjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës