Botërori i ri i “Formula 1” nis me Marcedes-in dominues, në Australi zhgënjen “Ferrari”

Botërori i ri i “Formula 1” nis me Marcedes-in dominues, në Australi zhgënjen “Ferrari”

Botërori i vitit 2019 në Formula 1 ka nisur aty ku u mbyll i vjetri, me dominimin e skuderisë ‘Mercedes’. Në Çmimin e Madh të Australisë I pari vijën e finishit e preku piloti finlandez Valteri Bottas, i cili la pas shokun e skuadrës dhe kampionin në fuqi Leëis Hamilton.

Bottas edhe pse u nis i dyti kaloi që në start shokun e skuadrës, pozicione që më pas mbeten të pandryshuara deri në fund. Në podium pati vend edhe për pilotin e “Red Bull” Max Verstappen.

Zhgënjen në këtë start skuderia “Ferrari”, me dy pilotët e saj Sebastian Vettel dhe Lecklerk që u renditën respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë. Ajo që bëri më shumë përshtypje nuk ishte pozicionimi, por distanca 30 sekonda që makina “Ferrari” pati në fund me “Mercedes-in” fitues.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!