Botërori i shahut/ 400 të rinj nga e gjithë bota ndeshen në Shqipëri

“E bukura e shahut është se kjo lojë kapërcen gjuhët, moshat, racat, kombësitë, fetë, gjinitë apo kushtet. Cilado qofshin rrethanat, çdokush mund të shijojë një betejë të fortë mbi dërrasën e shahut”

Kjo shprehje e vjetër për lojën që njihet si “shkenca e mendjes” vlen veçanërisht kur jo pak, por plot 400 të rinj nga e gjithë bota, lojtarë të shahut, përballen me njëri tjetrin në “Kampionatin Botëror të Shkollave”. Kampionati Botëror i Shkollave në Shah 2018, një aktivitet zyrtar i Federatës Botërore të Shahut, zhvillohet për herë të parë në Shqipëri në Bregdetin e Adriatikut, në Durrës. Prej datës 20 Prill deri në 29 Prill 2018, djemtë dhe vajzat nga e gjithë bota do të jenë pjesë e kampionatit që zhvillohet nën patronazhin e Federatës Botërore të Shahut (FIDE) dhe Federatës Shqiptare të Shahut( FSHSH).

400 nxënës shkollash nga 40 shtete, përfshirë India, Sri Lanka, SHBA, Mongolia mbërrijnë në Shqipëri e bashkë me shoqëruesit e tyre, numri i vizitorëve shkon në 700 pjesëmarrës.

Në 21 Prill u zhvillua ceremonia hapëse e këtij kampionati që sjell në vendin tonë magjinë e shahut. Gjatë ceremonisë, Zëvendës presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, falenderoi FIDE-n, Federatën Botërore të Shahut që këtë vit ia dha mundësinë Shqipërisë që të organizojë këtë event të rëndësishëm. Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Eduard Shalsi, tha se “në Shqipëri ne jemi të vendosur ta masivizojmë dhe popullarizojmë lojën e shahut sepse besojmë fort që sa më herët fëmijët të mësohen me shahun, aq më të përgatitur do të bëhen nesër për sfidat me të cilat do t’i përballë jeta”.

Patrick Van Holandt, Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Vendeve Frankofone të Shahut, njoftoi se shumë shpejt, do të zhvillohet në Shqipëri një tjetër event me rëndësi për shahun, Kampionati Frankofon i Shahut.

Ky event pritet t’i shërbejë afrimit të të rinjve në këtë sport, por edhe projektit për futjen e shahut si lëndë edukative në shkollat e vendit. Tashmë, 25 mësues shqiptarë janë trajnuar e licencuar nga Federata Botërore e Shahut si dhe janë përgatitur ndërkaq 2 libra, për mësues e për nxënës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen