SAALBACH, Austri - Skiatori shqiptar Deni Xhepa nuk ia ka dalë të mbyllë garën e parë në Botërorin e Skive që po mbahet në Austri.

Shqiptari garon në disiplinën e Super Gjigantit, por për fat të keq gaboi në momentin e tij më të mirë duke mos ia dalë t'i shkojë deri në fund garimit.

Kjo ishte hera e parë që një skiator shqiptar garonte në këtë disiplinë në Kampionatin Botëror, teksa pret garimin e radhës. Veç Deni Xhepës, Shqipëria përfaqësohet në këtë event edhe nga Lara Colturi.

Deni Xhepa nuk e mbyll garën