Mesditën e sotme (28 dhjetor), është zhvilluar ndalesa e rradhës e Kupës së Botës për ski, këtë herë në Linz të Austrisë ku vendi ynë u përfaqësua nga Lara Colturi, italiania e natyralizuar e cila po befason kudo që merr pjesë në aktivitetet ndërkombëtare.

Në provën e parë kualifikuese në Slalomin Gjigand, Lara arriti të kualifikohet në Top-30-shen e Botës duke i dhënë vetes mundësi për të marrë pjesë në finale e kësaj etape të Botërorit.

Të nesërmen (29 dhjetor), Lara Colturi do të mbyllë vitin 2023 në kategorinë e Slalomit po në Lienz të Austrisë, për të finalizuar një vit shumë të suksesshëm sportive për të në aspektin personal por edhe për Shqipërinë e cila për herë të parë në sportin e skive ka një sportiste të denjë për të luftuar në etapa të ndryshme të Kupës së Botës dhe për të qenë në nivel shumë të lartë.

Ky është sezoni i dytë që e reja merr pjesë në Kupën e Botës nën ngjyrat kuqezi duke përballuar me sukses sfidat me kampionët e botës në pistat e ndryshme ku mesatarisht ajo rendit flamurin shqiptar në Top30-she.