Botërori ndalet për 2 ditë, çerekfinalet premtojnë spektakël

Botërori ndalet për 2 ditë, çerekfinalet premtojnë spektakël

Skema e takimeve çerekfinale të Kampionatit të Rusi 2018

Dy ditë pushim për të rikuperuar energjitë dhe më pas të premten e të shtunën luhen çerekfinalet e Kupës së Botës që premtojnë spektakël. Tashmë situata bëhet më shumë se serioze dhe në Botërorin e Rusisë në lojë kanë mbetur 8 skuadra nga të cilat 6 europiane dhe 2 nga Amerika Jugore.

Skema thotë se një mes Rusisë, Kroacisë, Anglisë e Suedisë do jetë në finale e madhe të 15 korrikut dhe kjo patjetër që është një surprizë. Por e shohim me radhë kalendarin e fazës çerekfinale. Dueli i parë i çerekfinaleve është mes Uruguajit dhe Francës në Nizhny Novgorod ku transalpinët janë me entuziazmin e eliminimit të Argjentinës dhe me paraqitjen prej “Topi të Artë” të yllit Mbappe.

Nga ana tjetër tek “La Celeste” mundësitë që Edinson Cavani të jetë në fushë janë të pakta por Uruguaj ka treguar se ka potencial të madh dhe është kërcënim serioz për Francën. Të premten në mbrëmje në Kazan Arena luhet ndeshja që premton spektakël më shumë se të tjerat Brazil-Belgjikë.

Dy skuadra në super formë me 5 herë kampionët e Botës që nuk kanë pësuar gol në tre ndeshjet e fundit ndërsa Belgjika i mbijetoi furisë së japonezëve për të arritur mes 8 më të mirave. Me Neymar-Coutinho e Gabriel Jesus në njëran anë dhe Hazard-De Bruyne e Lukaku në anën tjetër Brazil-Belgjikë premton spektakël. Anglia pasi prishi mallkimin e penalltive që i përndiqte prej shumë vitesh tashmë sheh gjysëmfinalet pasi përballë ka Suedinë.

Takimi luhet të shtunën në Samara Arena. Skandinavët pa Ibrahimovic duket se janë një skuadër solide pasi kanë pësuar vetëm dy gola dhe kanë një mundësi unike të kalojnë më tej. Ndërsa përballja e fundit e çerekfinaleve të shtunën në mbrëmje është mes Rusisë e Kroacisë dy skudrave që erdhën mes 8 më të mirave falë penalltive. Ndeshja luhet në Sochi me të zotët e shtëpisë që pasi eliminuan Spanjën besojnë se mund të bëjnë të njëjtën gjë edhe me Kroacinë që ndaj Danimarkës nuk shkëlqeu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë