E premtja e madhe e futbollit, përcaktohet rruga drejt finales në Euro 2024! Anglia e Holanda të avantazhuara

E premtja e madhe e futbollit, përcaktohet rruga drejt finales në Euro 2024! Anglia e Holanda të avantazhuara

Wlliams i Spanjës dhe Havertz i Gjermanisë

Me mbylljen e fazës së 1/8 Evropiani ka hyrë në fazën më të nxehtë dhe më emocionuese të mundshme, teksa 4 përballjet çerekfinale janë më shumë se mbreslënëse.

Pas dy ditëve pushim, Euro 2024, do rikthehet të premten me dy përballje që lehtësisht mund të thuhet se janë finale të parakohshme. Në orën 18:00 Sttutgart Gjermania organizatore do përballet me Spanjën, dy përfaqësuese të cilat kanë qenë më bindëse deri më tani. Referuar koefiecentëve ‘La Roha’ është disi më e avantazhuar, por Gjermania në krahun tjetër është përfaqësuesja më e rrezikshme në këto momente. Si Spanja ashtu edhe ‘panzerat’ janë kombëtaren me më shumë Evropianë të fituar. 3.

Pak orë më vonë, ezaktësisht në orën 21:00 po të datës 5 korrik, në Hamburg do luhet super përballja tjetër mes Portugalisë dhe Francës. ‘Gjelat’ janë përfaqësuesja favorite për të fituar Evropianin, por të dy kombëtaret bashkë me Portugalinë kanë lojtarët më kualitativ të mundshëm. Kush kalon në gjysmëfinale do përballet me 9 korrik me fituesin e çiftit Spanjë-Gjermani.

Në krahun tjetër të tabelës sfidat çerekfinale janë Angli-Zvicër që luhet në orën 18:00 dhe Holandë-Turqi. Sa u takon ‘tre luanëve’, të cilët nuk kanë bindur në asnjë ndeshje në këtë Evropian, janë sërish favoritë ndaj Zvicrës që në 1/8 asgjesoi për 90 minuta Italinë. Edhe Holanda shihet si favorite kundër Turqisë, por nuk duhet harruar eliminimi që përfaqësuesja e drejtuar nga Montella i bëri Austrisë. Në gjysmëfinale fituesi i çiftit Holandë-Turqi do përballet me 10 korrik me fituesin e çiftit Angli-Zvicër.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?