Vendimi i FIFA-s/ Argjentinasi Pitana do të gjykojë finalen e Botërorit

Vendimi i FIFA-s/ Argjentinasi Pitana do të gjykojë finalen e Botërorit

Nestor Pitana

Gjyqtari kryesor i finales së Botërorit Rusi 2018, midis Francës dhe Kroacisë do të jetë argjentinasi Nestor Pitana. Në këtë detyrë kaq të rëndësishme gjyqari 43-vjeçar do të ketë si ndihmësa dy bashkëpatriotët Hernan Maidana dhe Juan Belatti, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë holandezi Bjorn Kuipers.

Në këtë mënyrë Botërori Rusi 2018 do të mbyllet nga i njëjti gjyqtar që fërshelleu edhe fillimin e tij, pasi Nestor Pitana ishte arbitri kryesor i ndeshjes hapëse të këtij kampionati Rusi-Arabia Saudite, që përfundoi 5-0. Arbitri argjentinas i ka gjykyar të dy finalistët gjatë këtij Botërori. Pitana ka arbitruar ndeshjen e Kroacisë me Danimarkën në fazën e 1/8, kur ballkanasit fituan me penallti. Po kështu ai arbitroi edhe ndeshjen e fazës së 1/4 midis Francës e Uruguajit, ku “Gjelat” trimfuan 2-0.

Për supersticiozët caktimi i një gjyqtari argjentinas për finale shihet si shenje e keqe për Francën. Kjo sepse herën e fundit që francezët ishin në finale e madhe në 2006, ku humbën trofen me 11-metërsha nga Italia, arbitër ishte sërish një argjentinas, Horacio Elizondo. Një finale që hyri në histori veç rezultatit edhe për goditjen e famshme me kokë të Zidane ndaj Materacit dhe ndëshkimin me karton të kuq të yllit francez nga gjyqtari argjentinas.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Korea e Jugut, avioni doli nga pista dhe shpërtheu  në flakë, momenti kur jepet ndihma e parë

VIDEOLAJM/ Korea e Jugut, avioni doli nga pista dhe shpërtheu  në flakë, momenti kur jepet ndihma e parë