Botërori 'Rusi 2018'/FIFA dënon dënon kombëtaren e Serbisë, ja çfarë rrezikon...

Botërori 'Rusi 2018'/FIFA dënon dënon kombëtaren e Serbisë, ja çfarë rrezikon...

Mbrojtësi serb, Aleksandar Kolarov

FIFA ka dënuar Serbinë dhe Meksikën me nga 10 mijë franga për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve në ndeshjet e xhiros së parë të Botërorit, njofton AP. Në arsyetimin e FIFA-s theksohet se tifozët serbë në ndeshjen kundër Kosta Rikës kanë paraqitur banerin fyes politik që ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore.

Sipas arsyetimit, transmeton Koha.net, tifozët meksikanë në ndeshjen kundër Gjermanisë kanë brohoritur parulla diskriminuese dhe fyese kundër komunitetit LGBTI kur portieri Manuel Neuer përgatitej për të rifutur topin.

Theksohet se bëhet fjalë për brohoritjen që është e popullarizuar në Amerikën Latine dhe për këtë shkak FIFA i ka dënuar shumë federata latino-amerikane gjatë kualifikimeve për Botëror./Koha.net

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje