Botohen poezitë që shkroi Mehmet Muftiu në internim, e bija: Ka dhimbje dhe dashuri brenda tyre

Shkrimtari Mehmet Myftiu do ta lidhte fatin e tij me historinë e vendit të vet, që në moshën 12-vjeçare, kur përqafoi ngushtësisht Lëvizjen Nacional Çlirimtare. Ndërsa, dje në datëlindjen e 88-të, miqtë e tij do të kujtonin internimin në kampin nazist në Prishtinë, e më tej internimin në periudhën komuniste në Shqipëri, ku lindi edhe romani “Shkrimtari”, i pari roman disident i Lindjes, për të cilin regjimi e dënoi si reaksionar.

Por, para 65 vitesh ai shkroi edhe poezitë, që për herë të parë dritën e botimin e shohin në këtë përvjetor. “Nuk i dua thinjat” është libri me poezi, i shkrimtarit që për 25 vite në diktaturë punoi në një kinkaleri si shitës cigaresh vetëm se guxoi të kundërshtonte regjimin. Vajza e tij, shkrimtarja Besa Myftiu, flet për rëndësinë e botimit të këtij libri

 Këto janë të vetmet poezi që ka shkruar babai, gjysmën e tyre i ka shkruar në internim. Çuditërisht janë poezi për dashurinë, sigurisht ka dhimbje, por janë poezi për rininë, nënën, gjyshen, sikur në ato ditë që babai ishte në internim ka menduar për të gjithë njerëzit e dashur edhe ua ka ditur vlerën. Unë i kam lexuar qëkur kam qenë adoleshente.

Besa Myftiu, shkrimtare

Poezitë e Mehmet Myftiut vijnë në këtë botim të ri pa asnjë thinjë. Në to i këndohet dashurisë, rinisë, natyrës, shokëve të rënë, por edhe më të shtrenjtës në jetë, nënës... Në poezinë e tij, ai i shkruan dashurisë, ku tragjedinë më të madhe nuk quan ndarjen, por indiferencën. Ndërsa, nuk hoqi dorë nga idealet e tij as në periudhën e internimit.

Babai edhe internimin e nazistëve edhe të komunistëve e ka jetuar me shumë heroizëm, duke u munduar që të gjejë një forcë shpirtërore në idealin e tij. Ai thoshte gjithmonë, unë nuk jam viktimë, unë e kam zgjedhur fatin tim.

Besa Myftiu, shkrimtare

Libri i Mehmet Myftiut

Por, përpos vuajtjeve gjatë regjimit, vlerat Mehmet Myftiut nuk i janë njohur as në demokraci. Dje shkrimtari përshëndeti miqtë që kishin ardhur për t’i uruar datëlindjen, pa thënë asnjë fjalë, mendueshëm, shijoi aktivitetin

Një ditë më tha, duhen tetë tërmete që të dalë vepra ime. Më vjen keq, që “Shkrimtari”, libri i parë disident në vendet e Lindjes, ku im at e kuptoi që regjimi ishte i gabuar nuk është vlerësuar sa duhet, sepse të tjera gjëra kanë pasur më shumë rëndësi në këtë zhvillim të vrullshëm të kapitalizmit.

Besa Myftiu, shkrimtare

Në këtë mbrëmje nuk munguan as këngët më të dashura të shkrimtarit, që albanologu Agim Fico zgjedh ta quajë “dekan i dashnoreve”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD