Botohet ditari kinematografik i 2019-ës, Iris Elezi: Arkivi i Filmit duhet parë me dashuri!

Për të mbërritur tek dhomat sekrete të shpirtit, për të ngacmuar ndërgjegjen tonë nëpërmjet imazheve të çmuara, por për të mos harruar traditën tonë kinematografike të 70 viteve, kineastja edhe drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit boton për herë të parë ditarin kinematografik të vitit 2019-të.

Për “Report Tv" kineastja na zbulon, se përse kopertina e ditarit pasqyron filmin sovjetiko-shqiptar “Skënderbeu” të regjisorit Sergei Jutkeviç.

“Mendoj se ishte nevoja e kohës, në dhjetor të vitit 2017-të, duke qenë se Arkivi ruan të gjithë trashëgiminë filmike shqiptare, ne e kemi për detyrë që të promovojmë të gjithë kontributin e kineastëve shqiptarë, si në Shqipëri edhe jashtë. Ndoshta një nga format më të lehta, më të mira edhe më të bukura, është që çdo shqiptarë të mbanë në dorë data të shënuara për kinematografinë shqiptare. E ku ka më bukur, gjetëm këtë poster origjinal të filmit rus, Skënderbeu edhe ishte unanime nga ne të gjithë që të zgjidhnim këtë. Madje këtë vit kemi edhe përvjetorin, që filmi Skënderbeu fitoi tre çmime në Kanë. E duam atë poster është i mrekullueshëm, sikundër studimi i kinematografisë shqiptare, ka plotë ngjyra,” - tha Iris Elezi (drejtoreshë e ASHQF-së), kineaste

Momente nga xhirimi i filmave, foto të kinoprovave, por edhe arti grafik i afisheve të kinemasë, do të shoqërojnë gjatë vitit 2019-të, artistët që kontribuan për kinemanë shqiptare. 

“Ishte dëshira jonë që të fillojmë që të nxisim njerëzit, që të njohin kinematografinë. Janë edhe imazhe që vet kineastët i kanë harruar. Këtu ruhet trashëgimia shqiptare, edhe kemi gjëra që i kanë harruar edhe vet kineastët. Kemi gjetur momente brilante edhe ky është vetëm fillimi, nëse arrijmë që të digjitalizojmë negativët e fototekës këtu ne mund të prodhojmë minimumi tre libra me fotografi në vit, foto të një kohe që nuk është më,” - u shpreh Elezi.

Por personazhet që janë gdhendur në kujtesën tonë nëpërmjet ekranit, siç është teto Ollga tek “Zonja nga qyteti” (që është luajtur mjeshtërisht Violeta Manushi), Ismal Qemali tek “Nëntori i dytë”, nën lojën e Aleksandër Prosit, po jo vetëm, janë shpluhurosur nëpërmjet këtij botimi. Nuk mungojnë as datëlindjet te rëndësishme të artistëve 

“Prandaj e bëmë, ndonjëherë ne përballemi që sot është datëlindja e artistëve në botë, por nuk trumbetojmë ata që ne na bënë që të ëndërrojmë kinemanë. Ky ditar nuk është ende gjithëpërfshirës, por vjen si një thirrje e madhe për të gjithë artistët, që të fillojnë të pasurojnë fondin e Arkivit të Filmit,”- u shpreh Iris Elezi. 

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit vitet e fundit ka afruar me kinemanë shqiptare brezat e rinj, duke sjellë pranë tyre mënyrën se si u krijua ky zhanër asokohe, por edhe rrëfimet e vet artistëve që bënë kinemanë. Por a do të jetë ky ditar edhe në duart e njerëzve të thjeshtë.

"Kërkesat kanë qenë të shumta. Ky ditar u mendua që njëherë të shkojë tek artistët, që puna e tyre është përmendur. Pastaj do të shpërndahet tek arkivat e botës, pasi të kemi bërë këto detyra atëherë do të shkojmë edhe tek njerëzit e thjeshtë,” - e mbylli kineastja.

Udhëtimin e shfaqjes së filmave përgjatë verës që lamë pas në Pallatin e Kulturës edhe më pas në kinema, Iris Elezi mendon që mos ta ndalë me kaq.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg