Filmi “Vitet e pritjes” i Esat Musliut, drejt restaurimit

Filmi “Vitet e pritjes” me regji të Esat Musliut dhe me skenar të Teodor Laços është drejt restaurimit. Në faqen e profilit të këtij institucioni, Arkivit Qendror Shqiptar të Filmit, njoftohet se sapo ka përfunduar faza e dytë e restaurimit.

“Arkivi Qendror Shqiptar i Filmit vijon punën përtej vështirësive për restaurimin e filmave klasikë shqiptarë që do të shfaqen në kinema me mbarimin e  pandemisë. Vitin e kaluar Festivali i Filmit në Venecia dhe ai i Telluride, shfaqën premierë dokumentarin artistik “To the moon” të Tadhg O'Sullivan, ku përfshihet edhe një segment i shkurtër nga “Vitet e pritjes” (1989) të Esat Musliut.  Elementet origjinal u skanuan në laboratorin e arkivistit zviceran Reto Kromer, i cili ka mbështetur përpjekjet tona nëpërmjet ACP - Projektit të Kinemasë Shqiptare që nga 2012. Kemi kënaqësinë të ndajmë lajmin e mirë që Steven Kastrissios, regjisori i talentuar i filmit horror “Bloodlands”, sapo përfundoi fazën e dytë të restaurimit të filmit “Vitet e pritjes”. Shpresojmë të sjellim premierë versionin e restauruar të “Vitet e pritjes”, si dhe filmin Irlandez “To the moon”, për publikun gjatë vitit 2021”, shkruhet në faqen e “Facebook”-ut të Arkivit të Filmit. 

“Vitet e pritjes” (1989) me regji të Esat Musliut, skenar të Teodor Laços dhe Esat Musliut dhe muzikë të Limoz Dizdarit

Mesi i viteve ‘30. Jano Kodri kthehet nga Amerika, por e ka të pamundur të integrohet përsëri në jetë. Të gjithë e pyesin për emigrantë të tjerë që nuk kanë më lidhje me familjet, por Jano rri i heshtur dhe nuk është në gjendje të komunikojë me të tjerët që e rrethojnë.

Aktorët që luajnë janë: Xhevdet Feri, Marjeta Ljarja, Raimonda Bulku, Rozeta Feri, Stavri Shurti, Sherri Mita, Margarita Xhepa, Birçe Hasko, Vasjan Lame, Artur Gorishti, Merita Gjyriqi, Donald Kokona, Ariola Rrenja, Drita Haxhiraj

Filmi ka fituar në Festivalin e IX-të të Filmit Artistik Shqiptar 1991 për regjinë dhe skenarin "Çmimin e III" dhe "Çmimin e II" për realizimin figurativ, piktori. Aktorët Raimonda Bulku dhe Marjeta Ljarja respektivisht u nderuan me "Çmimin e I" dhe të "Tretë" për rolin e Magdës dhe të Nerenzës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'