Bozdo: Bashkia, financim për
tregtim brenda kushteve higjienike

Bozdo: Bashkia, financim për<br />tregtim brenda kushteve higjienike
TIRANË- “Bashkia do të ndihmojë me financime infrastrukturën përkatëse, në mënyrë që kudo, situata e tregjeve të jetë e përmirësuar dhe t’i përmbahemi premtimeve tona dhe tregtimit brenda të gjitha kushteve higjieno-sanitare e kushteve të tjera teknike që janë të nevojshme”.

Kështu është shprehur nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo, duke vizituar tregun e vënë në dispozicion të tregtarëve të Kodër-Kamzës.

Bozdo ka thënë se “Qytetarët nuk duhet t’u drejtohen atyre tregtarëve që shesin buzë rrugës, në kushte të vështira atmosferike, me baltë, pluhur, në ekspozim të gjithçkaje”.  

“Sot, pas dy vitesh jemi këtu dhe themi se premtimi është mbajtur. Siç e shikoni, kushtet e tregtimit në këtë treg janë mjaft të mira dhe sigurisht Bashkia do të vazhdojë të mbajë premtimet e saj e njëkohësisht edhe të ndihmojë me financime infrastrukturën përkatëse, në mënyrë që jo vetëm në këtë zonë, si në Kodër-Kamëz por kudo, situata e tregjeve të jetë e përmirësuar dhe t’i përmbahemi premtimeve tona dhe tregtimit brenda të gjitha kushteve higjieno-sanitare e kushteve të tjera teknike që janë të nevojshme. Fare mirë, ky treg ashtu si tregjet e tjera i plotësojnë të gjitha kushtet dhe mund të jenë e të shërbejnë si një standard shumë i mirë”, ka komentuar Bozdo.

“A janë këto, kushtet më të mira të mundshme?! Për momentin, do të thosha se jam shumë i kënaqur me këtë treg që shoh këtu. Sigurisht, ka ende shumë për të bërë dhe mendoj se ndihmën, mbështetjen më të madhe duhet të na e japin edhe qytetarët, të cilët duhet të orientohen ata vetë në blerjen e produkteve që tregtohen brenda të gjitha kushteve higjieno-sanitare. Fare mirë, ky treg ashtu si tregjet e tjera i plotësojnë të gjitha kushtet dhe mund të jenë e të shërbejnë si një standard shumë i mirë”, ka vijuar nënkryetari i Bashkisë, Bozdo.

“Dy vjet më parë, kur z. Lulzim Basha erdhi në Kodër-Kamëz për të kërkuar mbështetjen e banorëve të saj dha një premtim, që do të bënte ç’ishte e mundur që tregun e gjësë së gjallë, i cili ishte shumë problematik në atë kohë për banorët e asaj zone, në kushte tërësisht të papranueshme, baltë, pluhur e faktorë të tjerë atmosferikë, ta zhvendoste dhe në vend të tij të ngrinte një strukturë moderne, të përshtatshme, brenda të gjithë kushteve ku të tregtoheshin produkte ushqimore, fruta-perime dhe gjithçka tjetër për të cilat banorët e zonës kanë nevojë”, vijoi më tej Bozdo.

Përsa i përket afishimit të çmimeve me etiketë plastike, që ka qenë një ndër nismat kryesore të Bashkisë, ai komentoiu se “Shumica e tregtarëve që pashë, çmimet i kanë të afishuara. Sigurisht që mund të bëhet më mirë, për ta standartizuar këtë gjë por çmimet janë të afishuara dhe çmimet janë për transparencë të vetë qytetarëve, të cilët vijnë dhe blejnë këtu, në këtë treg”.

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Anulohen mijëra fluturime për shkak të grevës të kontrollorëve ajrorë në Francë

Anulohen mijëra fluturime për shkak të grevës të kontrollorëve ajrorë në Francë