TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozndo e ka quajtur të paprecedent urdhërin e qeverisë për bllokimin e ndërtimit e bulevardit të Tiranës. Këtë akt, thotë Bozdo Rama e kryen nga xhelozia ndaj veprimtarisë së Bashkisë së Tiranës.

“Në një akt të paprecedentë antiligjor e hakmarrës, Edi Rama ka urdhëruar mercenarët e tij të tritolit të bllokojnë veprën më të rëndësishme infrastrukturore të Tiranës, bulevardin e ri"-  tha nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo.
 
"Në këtë mënyrë” , vijon Bozdo, "Edi Rama shpreh paaftësinë dhe xhelozinë për projektet e Tiranës".

Duke përfituar nga rasti që eurokomisioneri ndodhet në vendin tonë, “I kërkojmë Edi Ramës të tërheqë mercenarët e tij të tritolit dhe të zbatojë Kushtetutën dhe të heq dorë nga konflikti politik”, apeloi n/kryetari i bashkisë.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)